Home / Lajme / Maqedoni / Zjarri rrezikon shtëpitë e Grupçinit

Zjarri rrezikon shtëpitë e Grupçinit

30 korrik- Disa banorë të Grupçinitthanë se zjarri ka arritur deri në shtëpitë e para të fshatit të tyre dhe ata janë mobilizuar që flakët të mos depërtojnë në shtëpitë e tyre dhe deri diku kanë arritur në qëllimin

Rreth 25 hektarë pyje janë përfshirë nga flakët e zjarrit pas orës 13 të ditës së sotme, në atarin e fshatit Grupçin të Komunës së Zhelinës. Dyshohet se shkaktar për zjarrin janë hedhurinat që janë të grumbulluara rrëzë malit, në afërsi të vet fshatit Grupçin.

Pas shpërthimit të zjarrit në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit e Komunës së Tetovës, të cilët me dy automjete dhe 7 zjarrfikës kanë intervenuar dhe e kanë lokalizuar zjarrin, por era e ka penguar shuarjen e plotë të zjarrit, madje duke përhapur flakët në drejtim të fshatrave Cerovë dhe Merovë.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi ka thënë se është intervenuar menjëherë. Ndërsa, janë informuar edhe institucionet gjegjëse dhe është kërkuar intervenim nga ajri, kurse iu është premtuar se do të intervenohet sa më parë, respektivisht sapo të lirohen ekipet që po shujanë zjarrin në Strumicë dhe Vallandovë ku gjendja paraqitet më kritike. Izairi gjithashtu njoftoi se për momentin nuk ka rrezik në Grupçin, por nëse vazhdon fryrja e erës të rrezikuara mund të jenë fshatrat Cerovë dhe Merovë. Disa banorë të Grupçinitthanë se zjarri ka arritur deri në shtëpitë e para të fshatit të tyre dhe ata janë mobilizuar që flakët të mos depërtojnë në shtëpitë e tyre dhe deri diku kanë arritur në qëllimin. Ata druajnë se zjarri mund t’iu kërcënohet sërish.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *