Home / Sport / Zyrtare, Totenhemi punëson Vijas Boas

Zyrtare, Totenhemi punëson Vijas Boas

Andre Vijas Boas është konfirmuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Totenhem, ndërsa ka zgjedhur një tjetër skuadër londineze vetëm katër muaj pasi u shkarkua nga detyra si trajner i Çelsit.

Ndonëse prezantimi i tij zyrtar është shtyrë për në fundjavë, ai ka arritur akordin me klubin dhe tani po diskutohet vetëm për detaje të vogla.
“Totenhem është një klub i madh me një traditë të fortë dhe mbështetës fantastikë, në Angli dhe nëpër botë. Ndjehem i privilegjuar që do të jem trajner i kësaj skuadre. Për mua, ky është një nga postet më entuziazmues si trajner në kampionatin anglez. Kam patur disa bisedime me drejtuesit dhe ndaj të njëjtat ide me ta për vizionin rreth progresit të klubit në të ardhmen”, ishin fjalët e para të Vijas Boas për klubin e tij të ri.
34 vjeçari zëvendëson Herri Redknap, i cili u shkarkua nga puna pak javë më parë, pasi nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Vijas-Boas ka nënshkruar një kontratë trevjeçare dhe duke filluar nga java e ardhshme, do të nisë punën për përforcimin e ekipit.
Emri i parë është ai i Gylfi Sigurdson, i cili do të kushtojë 8 milionë paund. Emrat e tjerë janë mbrojtësi i Ajaks, Jan Vertongen, sulmuesi i Çelsit Daniel Starrixh dhe mesfushori brazilian Oskar. Detyra më e vështirë e tij do të jetë të bindë kroatin Luka Modriç të qëndrojë në radhët e ekipit londinez, duke mos zgjedhur transferimin te Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *