Home / Lajme / Maqedoni / 1162 familje marrin ndihmë për fëmijën e tretë

1162 familje marrin ndihmë për fëmijën e tretë

28 gusht- “ Janë rreth 100 nëna nga Tetova të cilët deri në fund të vitit 2011 kanë shfrytëzuar ndihmën për fëmijën etretë të lindur. Por pas ripërtritrjes së dokumentacionit janë vërejtur një sërë parregullsi. Në disa dokumente mungojnë kontrollet mjekësore të bëra tek mjeku dhe të vulosura.

Në Tetovë, gjithsej 1162 familje këtë vit shfryëtzojnë të drejtën për të marrë ndihmë nga shteti për fëmijën e tretë dhe të katërt.Në vitet e kaluara numri i këtyre familjeve ka qenë 1090 të cilët çdo muaj kanë marrë 8.362 denarë për fëmijën e tretë të lindur. Gjithsej 71 familje nga rajoni I Tetovës marrin nga 11.706 denarë për fëmijën katërt.

Nga Qendra për punë sociale në Tetovë, në njësinë e shtesave fëmijërore njoftojnë se një familje ka marrë një shtesë fëmijërore në vlerë prej 16.724 denarë pasi q ëu ka lindur fëmija i tretë dhe më pas edhe fëmija i katërt në ndërkohë kur kanë qenë në fuqi ndryshimet e ligjit për mbrojtje sociale.

Në fillim të këtij viti kishte shumë ankesa se rreth 100 nëna shqiptare nga Tetova, janë larguar nga lista për të mos shfryëtzuar këtë ndihmë nga shteti, pasi q ëkanë lindur fëmijëne tretë.

Megjithatë edhe përkundër ankesave të tyre, nga kjo qendër demantojnë kategorikisht se bëhet fjalë për selektime në baza nacionale por konfirmojnë se rreth 100 nënave u është dnalur kjo ndihmë me të vetmen arsye sepse nuk i kanë plotësuar dokumentet e kërkuara me ligj.

“ Janë rreth 100 nëna nga Tetova të cilët deri në fund të vitit 2011 kanë shfrytëzuar ndihmën për fëmijën etretë të lindur. Por pas ripërtritrjes së dokumentacionit janë vërejtur një sërë parregullsi. Në disa dokumente mungojnë kontrollet mjekësore të bëra tek mjeku dhe të vulosura.

Gjatë këtyre procedurave dhe plotësimit të dokumenteve ka pasur parregullsi dhe janë larguar nga lista, por jo vetëm nëna shqiptare por nga të gjitha nacionalitetet që jetojnë këtu. Kushtet e përcaktuara me ligj janë për të gjithë njësoj dhe nuk ka pasur selektime”, tha Abush Bajrami, referent për shtesa fëmijërore në qendrën për punë sociale në Tetovë.

Gjatë vizitës së paradokohëshme në Tetovë Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, poashtu demantoi se bëhet fjalë për selektim nacional të atyre që marrin mjete nga shteti për fmëijën e tretë.Ndryshe, gjatë fundvitit të kaluar nga lista u larguan rreth 120 nëna nga rajoni i Tetovës me arsyetim se nuk i kanë pasur në rregull dokumentet.

Ankesat në atë kohë ishin se shteti me qëllim kërkon procedura shtesë për të marrë këtë beneficion për të larguar nga lista nënat shqiptare, kurse fill pas këtij ligji gjykata kushtetuese abrogoi këtë ligj dhe kërkoi ndryshime me të cilën edhe komunat tjera do të përfshiheshin në “Baby Boom” e kësaj qeverie e cila në fillim parashihte që shtesë në mjete të marrin vetëm komunat ku shumicë ishin maqedonasit, me arsyetimin ligjor se kanë rënie të natalitetit.

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *