Home / Sport / A.Shaqiri: “Jam këtu për titullin e dyfishtë”

A.Shaqiri: “Jam këtu për titullin e dyfishtë”

Shkëndija prezantoi trajnerin e ri, Artim Shaqirin.

Pasi të martën e kalur arrit marëveshja për bashkëpunim një-vejçar, të ejnten në zyrat e klubit në Tetovë, drejtuesit e Shkëndijës prezantuan para mediave trajnerin e tyre të ri, Artim Shaqirin. Përshtypjet e para të të dyja palëve janë pozitive dhe presin që së bashku të arrijnë të realizojnë ambiciet e klubit në sezonin e ri. Trajneri, Shaqiri, u shpreh i emocionuar me rastin e dhënë për të drejtuar ekipin ‘kuqezi’, ndërsa paralajmëroi se Shkëndija do të kërkojë titullin e dyfishtë, kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë. Njëkohësisht, ai shtoi se pret mbështetje të mëdhe nga ‘Ballistët’ të cilët cipas tij janë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Artim rriktheheni te skuadra e Shkëndijës, kësaj rradhe në postin e trajnerit, që në fakt është diçka e re për juve. Si janë përshtypjet e para?
A. Shaqiri:
“Përshtypjet e para janë, tash mos them emocionale, sepse është një pozicion i ri për mua. Është hera e parë dhe dita e parë që filloi si trajner, por jam i lumtur dhe krenar që filloi pikërisht në KF Shkëndija. Këtë ditë nuk do ta haroj kurrë, siç kur ka fillu si futbollist, ashti edhe si trajner. Prej sot filloi një karrierë të trajnerit, pasi vendosa që duhet të angazhohem si trajner dhe të vazhdoj aty ku e kam lënë si futbollist, pra të arrij suksese më të mëdhaja në këtë drejtim”.

Jeni bashkuar me Shkëndijën për të realizuar ambiciet e kryesisë dhe tifozëve. Ndërkohë që ekipi nga dy ndeshjet e para ka vetëm një pikë, a mendoni se do të arrini të futni ekipin në rritëm?
A. Shaqiri:
“Ato janë programe të cilat unë me kolegët e mij, bashkë me stafin teknik dhe me kryesinë e klubit do të bisedojmë më gjërë dhe gjatë, pasi të kalojnë këto dy ndeshje që na presin. Por nuk don të thotë se ne duhet të dorëzohemi në këto dy ndeshje, përkundrazi, ne do të sulmojmë gjithë kohën, do të shkojmë për fitore në dy ndeshjet, pastaj kemi një pauzë prej 10-të ditësh, në të cilën do t’i realizojmë shumë gjëra. Mendoj të realizojmë një bashkëpunim të fortë, që forma e ekipit në çdo ndeshje të jetë më e mirë, më e mirë dhe vetëm në fitore, që në fund të arrijmë të triumfojmë në Kupë, po ashtu edhe në kampionat”.

Cilat janë ambiciet e Shkëndijës me ju në pankinë?
A. Shaqiri:
“Qëllimi i Shkëndijës është Evropa, kuptohet synojmë kampionatin dhe Kupën”.

Duke patur parasysh faktin se ju si futbollist keni luajtur në sulm, a mund të presim në drejtimin tuaj një Shkëndijë sulmuese dhe agresive?
A. Shaqiri:
“Ato janë gjëra të cilat nuk kam shumë dëshirë t’i zbuloj në opinion, sa i përket taktikës se si do të luajmë, kështu që para çdo ndeshje do të vendosim se në çfarë taktike do të paraqitemi, kuptohet duke u mbështetur në bazë të futbollistëve që kemi në dispozicion do të vendosemi për stilin e lojës”.

Sa e njihni ekipin aktual të Shkëndijës dhe cili është vlerësimi juaj?
A. Shaqiri:
“Unë ndoqa ndeshjen e parafundit të Shkëndijës, pra takimin me Pelisterin në Manastir dhe jam i mendimit se ekip kemi, futbollist kemi, po tani mungon diçka që duhet më tepër. Mendoj se prej sot motivimi i futbollistëve do të jetë më i madh, do të punojmë më tepër dhe normal që presim edhe rezultate”.

Kjo është e tëra që duhet për rezultate pozitive?
A. Shaqiri:
“Nga ana jonë po. Punë, punë dhe vetëm punë. Por gjithsesi se presim edhe ndihmën e ‘Ballistëve’ në çdo ndeshje”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *