Home / Sport / Ager: Për Barçën, e lë Liverpulin!

Ager: Për Barçën, e lë Liverpulin!

Daniel Ager ka tronditur drejtuesit e Liverpulit duke deklaruar se interesimi i Barcelonës mund ta shtyjë të largohet nga skuadra angleze. Lojtari pranoi se në Angli nuk do të luajë për ndonjë skuadër tjetër, aq më shumë për Mançester Sitin, që ka bërë një ofertë prej 20 milion paund për mbrojtësin 27 vjeçar.

“Barcelona do të ishte fantastike, ata janë e vetmja skuadër që mund të bëjë të vështirë qëndrimin tim te Liverpuli pasi janë skuadra më e mirë në botë për momentin”, deklaroi lojtari i grumbulluar me kombëtaren e tij për një takim miqësor.

“Daily Mail” bën të ditur se Liverpuli po mendon të shesë futbollistin që e bleu për 6 milion paund në vitin 2006 nga Brondbi, meqë çmimi i tij aktual është diku te 25-30 milion paund dhe fitimi do të ishte i ndjeshëm. Vetë lojtari është gati të zgjasë kontratën e tij ekzistuese me klubin anglez, por Liverpuli do të presë deri në mbylljen e merkatos për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo situatë duket se kënaq edhe vetë Ager, i cili sheh me prioritet Barcelonën dhe mundësinë për të luajtur në një nga skuadrat më të mira të historisë së futbollit botëror. Katalanasit po kërkojnë me ngulm një përforcim në prapavijë, ku problemet e vazhdueshme fizike të Pujol dhe luhatjet e formës së Pike, kanë sjellë pasiguri gjatë sezonit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *