Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Me VMRO-në kemi marrëveshje 4-vjeçare

Ahmeti: Me VMRO-në kemi marrëveshje 4-vjeçare

21 gusht-“Kjo situatë nuk është e përpunuar, ne kemi marrëveshje për koalicion për katër vitet e ardhshme dhe mendoj që është shumë parimore të respektohet marrëveshja për koalicion. Mendoj se duhet të shqyrtohet marrëveshja dhe të konsultohet marrëveshja”, ka deklaruar Ahmeti pas takimit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse BDI do ta braktis qeverinë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në deklaratën e dhënë menjëherë pas takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror amerikan për euroazi Filip Riker është shprehur se kjo parti edhe më tej mbetet e përkushtuar në përfundimin e mandatit koalicionues me VMRO-DPMNE-në, ndërsa ka pranuar se bëhet fjalë për një situatë të pa përpunuar mes dy partnerëve qeveritarë.

“Kjo situatë nuk është e përpunuar, ne kemi marrëveshje për koalicion për katër vitet e ardhshme dhe mendoj që është shumë parimore të respektohet marrëveshja për koalicion. Mendoj se duhet të shqyrtohet marrëveshja dhe të konsultohet marrëveshja”, ka deklaruar Ahmeti pas takimit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse BDI do ta braktis qeverinë.

Ndërkaq, sipas një kumtese të BDI-së thuhet se bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, duke e përqendruar bisedën kryesisht rreth proceseve euroatlantike të Maqedonisë dhe rajonit. “Kryetari Ahmeti falënderoi mikun e tij, z. Riker, për vizitën e bërë duke theksuar komoditetin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve për faktin që pikërisht z. Riker ndjek situatën në Maqedoni nga Uashingtoni ndërsa në Shkup kemi Ambasadorin Volers, një njohës shumë i mirë i Maqedonisë dhe i rajonit… Bashkëbiseduesit folën edhe për rëndësinë e madhe dhe imediate që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë që po mban këtë vend jashtë NATO-s dhe BEsë. Kryetari Ahmeti theksoi takimet formale dhe joformale të përfaqësuesve të dy qeverive, por nënvizoi nevojën për të bërë më tepër në mënyrë që të tejkalohet kjo çështje”, thuhet në kumtesën e BDI-së, ku mes tjerash potencohet edhe rëndësia e implementimit të MO-së.KOHA

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *