Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:

Ahmeti:

15 gusht-Duke u bazuar në këto vlera konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Prandaj me lejoni që në emrin tim personal por edhe në emër të subjektit që unë përfaqësoj të Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti

Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të respektuar, Arbër Xhaferit. Gjatë tërë këtyre viteve ka pasur situata jo të lehta me të cilat jemi përballur duke filluar që në ditët e luftës së popullit tonë për liri që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e deri në këto ditë të implementimit të saj. Ka pasur gjëra për të cilat jemi pajtuar por edhe shumë gjëra për ë cilat kemi pasur qëndrime të ndryshme, por ajo të cilës i jemi përmbajtur gjithnjë, ka qenë niveli njerëzor i komunikimit tonë personal dhe politik. Duke u bazuar në këto vlera konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Prandaj me lejoni që në emrin tim personal por edhe në emër të subjektit që unë përfaqësoj të Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.Alsat-M

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *