Home / Sport / Alegri: Kasano, i parespektueshëm!

Alegri: Kasano, i parespektueshëm!

Deklaratat e Antonio Kasano kundër drejtuesve të Milanit, nuk i kanë pëlqyer trajnerit të kuqezinjve, Masimiliano Alegri, i cili ka sulmuar futbollistin që vendosi të largohej drejt Interit.

“Antonio ka qenë i rëndësishëm në sezonin e parë te Milani dhe gjithashtu edhe në vitin e kaluar, derisa u ndal për një problem në zemër. Jam i lumtur që e kam stërvitur dhe mendoj se polemikat në këto raste nuk i shërbejnë askujt. Gjëja më e keqe është të ikësh dhe të flasësh pasi e bën një gjë të tillë. Mendoj se ai ka shfaqur mungesë respekti”, u shpreh Alegri.
Tekniku i Milan i ka kujtuar Kasanos se çdo gjë që ka thënë kundër kësaj skuadre, duhej ta kishte menduar më mirë, pasi ai i ishte borxhli për shumë gjëra kuqezinjve.
“Milani e ndihmoi dhe e riktheu në fushën e lojës. I dhamë një dorë edhe për të shkuar në Evropian. Nëse nuk do të kishte luajtur me Milanin, nuk do të kishte shkuar në Evropian… por pastaj na kërkoi që ta shisnim”, ishte komenti i Alegrit që la të kuptohej se nuk i kishte pëlqyer ky vendim i sulmuesit.
Tani pritet reagimi i radhës nga Kasano, i cili si zakonisht nuk i shmanget asnjëherë polemikave, sidomos tani që ka kaluar te Interi dhe sulmet ndaj Milanit marrin vlerë të dyfishtë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *