Home / Lajme / Maqedoni / ‘Alfat’ mbi baza të ndryshme në korrik kanë arrestuar 259 persona

‘Alfat’ mbi baza të ndryshme në korrik kanë arrestuar 259 persona

2 gusht-Gjithsej janë arrestuar 15 persona për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, me armë tre persona, 22 janë arrestuar për posedimin e drogave, me automjete motorike 14, ndërsa me transportuese 11.

Njësiti special mobil i Policisë për luftë kundër krimit (Alfat) në korrik gjatë kryerjes së veprimtarisë së rregullt motopatrulluese, gjithsej ka kryer legjitimimin e 691 personave, kontrollin e gjithsej 59 automjeteve motorike, ndërsa në baza të ndryshme janë arrestuar gjithsej 259 persona.

Siç kumtoi sot MPB, në bazë të telegramit janë arrestuar 31 persona, në bazë të hetimeve, të dërguarve, urdhrit të Gjykatës Themelore 1, nën dyshimin për vepër të kryer penale janë arrestuar 22 persona, pas veprës së kryer penale 24 persona, në vendngjarje për kryerjen e veprës penale 18, ndërsa për vuajtjen e dënimit me burg 53 persona dhe lëndë të palejuara është arrestuar një person.

Gjithsej janë arrestuar 15 persona për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, me armë tre persona, 22 janë arrestuar për posedimin e drogave, me automjete motorike 14, ndërsa me transportuese 11.

“Alfat” kanë asistuar 10 herë gjatë kryerjes së bastisjeve në shtëpi dhe hapësira të tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *