Home / Lajme / Maqedoni / ‘Aman’ do të protestojë për shkak të shtrenjtimeve

‘Aman’ do të protestojë për shkak të shtrenjtimeve

13 gusht-“Me vetëiniciativë u mblodhëm përmes rrjeteve sociale dhe vendosëm që prej nesër, madje çdo të marte të ardhshme në sheshin ‘Pella’ të organizojmë tubime protestuese në të cilat do ta theksojmë revoltën tonë nga shtrenjtimi i ngrohjes, derivateve dhe emergjisë”, deklaroi sot para KRRE-së, Ines Efremova nga “Aman”.

Iniciativa qytetare “Aman” kërkon nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) t’i ulët çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe derivateve në pajtim me standardin, ndërsa në të kundërtën paralajmëron protesta para selisë së KRRE-së dhe nëpër Maqedoni.

“Me vetëiniciativë u mblodhëm përmes rrjeteve sociale dhe vendosëm që prej nesër, madje çdo të marte të ardhshme në sheshin ‘Pella’ të organizojmë tubime protestuese në të cilat do ta theksojmë revoltën tonë nga shtrenjtimi i ngrohjes, derivateve dhe emergjisë”, deklaroi sot para KRRE-së, Ines Efremova nga “Aman”.

Kërkojnë që të kthehet tarifa e lirë ditore, të kthehet çmimi i energjisë nga viti 2008, të hiqet paragrafi “fuqi e nagazhuar prej 33 për qind” në faturat për energji, të kthehet çmimi i ngrohjes në nivelin nga viti 2008, urgjentisht të tërhiqet Rregullorja e re e SHA Ngrohtorja, të ulen çmimet e derivateve të naftës në pajtim me standardin e jetesës, të ndalet me privatizimin ise rikapitalizimin e gjithë sektorit energjetik në pronësi të Republikës së Maqedonisë, të investohet në burime të qëndrueshme të energjisë, energji gjeotermale, energji e erës dhe energji solare…

Të gjitha kërkesat, thonë, i drejtohen KRRE-së, ndërsa Qeverisë vetëm i është bërë thirrje për derivatet për shkak se merr pjesë në çmimet e derivateve të naftës me akcizën.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *