Home / Lajme / Maqedoni / Ambasada e SHBA-së: Marrëveshja e Ohrit i mundësoi përparim Maqedonisë

Ambasada e SHBA-së: Marrëveshja e Ohrit i mundësoi përparim Maqedonisë

13 gusht-“Krenohemi me partneritetin që e kemi me këtë vend që nga pavarësimi i saj dhe presim që ajo ta merr vendin e merituar si anëtare e plotfuqishme dhe e mirëseardhur në bashkësinë euroatlantik dhe të vazhdojë të zhvillohet si shtet i shumëllojshëm, i sigurtë dhe prosperues”, qëndron në kumtesën nga Ambasada e SHBA-së.

Marrëveshja e Ohrit i mundësoi Maqedonisë të realizojë progres në drejtim ë shoqërisë stabile, multietnike, multikulturore dhe multireligjioze dhe në drejtim të qëllimit të projektuar për integrim të plotfuqiishëm në bashkësinë euroatlantike, vlerëson Ambasada e SHBA-së në kumtesën e sotme me rastin e 11-vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes.

“Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Maqedonia po ballafaqohet me sfida të numërta edhe një herë, vizioni dhe guximi i liderëve politik janë të rëndësishëm për tejkalimin e këtyre sfidave. I përshëndesim ata qytetarë dhe liderë, të cilët i kanë lënë anash dallimet e tyre për shkak të kërkimit për një demokraci të hapur, të sigurtë dhe dinamike, që ofron garanci për paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj – pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, gjinisë, religjionit ose qëndrimeve politike”, thuhet në kumtesë.

Në këtë kërkim, thuhet, Maqedonia çdoherë në anën e saj i ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Krenohemi me partneritetin që e kemi me këtë vend që nga pavarësimi i saj dhe presim që ajo ta merr vendin e merituar si anëtare e plotfuqishme dhe e mirëseardhur në bashkësinë euroatlantik dhe të vazhdojë të zhvillohet si shtet i shumëllojshëm, i sigurtë dhe prosperues”, qëndron në kumtesën nga Ambasada e SHBA-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *