Home / Sport / Armend Elezi kthehet në Shkëndijë

Armend Elezi kthehet në Shkëndijë

“Mund të konfirmoj me kënaqësi që jam pjesë e Shkëndijës, pasi drejtuesit e klubit më kanë besuar detyrën e trajnerit të portierëve. Jam i lumtur që kthehem në këtë mjedis dhe shpresoj të arsyetoj besimin e dhënë. Shkëndija është në riorganizim e sipër dhe unë jam optimist se këtë skuadër e presin suksese të reja në skenën vendore dhe ndërkombëtare”, deklaroi Armend Elezi.

Ish-kapiteni ‘kuqezi’ Armend Elezi është kthyer në rradhët e Shkëndijës së Tetovës, kësaj rradhe si trajner i portierëve. Elezi i cili mbahet mend si një prej portierëve më të mirë në historinë e Shkëndijës, u largua nga ekipi tetovar nga ish-presidenti Sinan Idrizi, ndërsa vazhdoi karrierën te ekipi i Renovës. Pasi janarin e 2012 u la i lirë nga drejtuesit e xhepvishtasve, Elezi vendosi t’i japë fund karrierës si futbollist, ndërsa tani rrikthehet në ekipin e tij të zemrës, kësaj rradhë si trajner i portierëve. “Mund të konfirmoj me kënaqësi që jam pjesë e Shkëndijës, pasi drejtuesit e klubit më kanë besuar detyrën e trajnerit të portierëve. Jam i lumtur që kthehem në këtë mjedis dhe shpresoj të arsyetoj besimin e dhënë. Shkëndija është në riorganizim e sipër dhe unë jam optimist se këtë skuadër e presin suksese të reja në skenën vendore dhe ndërkombëtare”, deklaroi Armend Elezi, i cili përpos licencës së nevojshme për trajner, gjithashtu ka të kryer edhe Fakultetin e Edukatës Fizike.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *