Home / Sport / ARTIM SHAQIRI TRAJNER I SHKËNDIJËS

ARTIM SHAQIRI TRAJNER I SHKËNDIJËS

Bisedimet disa ditore ndërmjet drejtuesve të Shkëndijës dhe struganit Shaqiri kanë përfunduar me sukses, duke rënë dakord për marëveshje një-vjeçare, me hapsirë për zgjatjen e kontratës nëse të dyja palët ngelin të kënaqura me bashkëpunimin.

Artim Shaqiri është trajner i ri i Klubit të Futbollit Shkëndija, duke zëvendësuar në këtë post Qatip Osmanin e larguar kohë më parë. Bisedimet disa ditore ndërmjet drejtuesve të Shkëndijës dhe struganit Shaqiri kanë përfunduar me sukses, duke rënë dakord për marëveshje një-vjeçare, me hapsirë për zgjatjen e kontratës nëse të dyja palët ngelin të kënaqura me bashkëpunimin. Për Shaqirin kjo do të jetë përvoja e parë si trajner i një skuadre, pasi që pas mbylljes së karrierës është pajisur me licencat e duhura për ushtrimin e kësaj detyre. Shkëndija në Shaqirin gjen zëvendësuesin e Qatip Osmanit, i cili u largua pak para fillimit të kampionatit dhe ndërkohë u emërua trajner i Renovës. Artim Shaqiri pritet që të nisë me punë te Shkëndija nga dita e ejnte. Ndërkohë drejtuesit e Shkëndija sot kanë prezantuar Nderim Nexhipin si futbollist të ri të tyre për sezonin e ardhshëm. Nexhipi ditë më parë firmosi me ‘kuqezinjtë’, ndërsa nga e marta i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore. Nexhipi është përforcimi i radhës te Shkëndija, pasi paraprakisht me ‘kuqezinjtë’ u bashkuan Pollozhani, Shabani, Aliu, Ejupi, Hasan, Alievski dhe Nikov.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *