Home / Lajme / Maqedoni / Axhiev: Millçini t’i dëshmojë pohimet para Gjykatës Kushtetuese

Axhiev: Millçini t’i dëshmojë pohimet para Gjykatës Kushtetuese

13 gusht-Në padinë penale kundër Axhievit, informoi Milçin, mes të tjerave do të qëndrojë ajo se atë që e pohon ai nuk ka mbështetje në vendimin dhe dokumentet të cilat janë të bashkangjitura, ndërsa në to nuk ka asgjë që ka të bëjë me ideologji dhe me politikë.

Vladimir Milçin, i cili me vendim të Komisionit për Verifikim të Fakteve ishte i shpallur për bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, do të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative kundër Komisionit dhe padi penale kundër drejtorit Tome Axhiev.

Në padinë penale kundër Axhievit, informoi Milçin, mes të tjerave do të qëndrojë ajo se atë që e pohon ai nuk ka mbështetje në vendimin dhe dokumentet të cilat janë të bashkangjitura, ndërsa në to nuk ka asgjë që ka të bëjë me ideologji dhe me politikë.

Milçin, në konferencën e sotme për shtyp pohoi se Axhiev fillimisht e ka shmangur dokumentin me të cilin DSK e ka informuar Komisionin se ai nuk ka qenë dhe nuk është bashkëpunëtor, pastaj nuk e ka publikuar dokumentin – pyetësor për revizionin të dosjes personale prej 1 dhjetorit të vitit 1983 në të cilin ka shkruar se nuk ka pasur bashkëpunim me organ të punëve të brendshme. Dokumenti i tretë që Axhiev nuk e ka publikuar, tha Milçin, është shënimi zyrtar prej 3 nëntorit të vitit 1987 nga biseda në të cilin dy punonjës operativ SHSSH kanë pyetur tek ish dekani i FAD-së për intervistën e Milçinit në javoren “Danas” për aksionin policor në Vevçan.

Sipas tij, dëmet nga lustrimi kështu si e zbaton Komisioni, nuk do të përfundojnë në komprometimin e 10-të personave, por do të përhapen dhe do të pasqyrohen në institucionet e sistemit dhe munden që ta dëmtojnë shtetin

Komisioni për verifikimin e fakteve në seancën e sotme miratoi vendim sipas të cilit një anëtar aktual i këshillit komunal në vitet e kaluara ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete, informoi kryetari i Komisionit, Tome Axhiev.

Sipas ndryshimeve më të reja ligjore, Komisioni për lustrim në afat prej tre ditëve nga dita e miratimit të vendimit, publikisht në internet duhet t’i publikojë emrat e bashkëpunëtorëve.

Në lidhje me paralajmërimin e sotëm nga ana e Vlladimir Millçinit, i cili është shpallur bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, se do të parashtrojë padi kundër Komisionit dhe kallëzim penal kundër Tome Axhievit, kryetari i komisionit me përgjigje se ai tani duhet t’i dëshmojë pohimet e veta para Gjykatës Kushtetuese.

Axhiev tha se ka qenë gjithçka e shqyrtuar në Komision mbi bazë të së cilës edhe është marrë vendimi, është publikuar në ueb faqe.

“Unë nuk kam kurrfarë dokumenti, gjithçka që ekziston është në dokumentacion, ndërsa gjithçka që është e rëndësishme për vendimin është publikuar”, deklaroi sot Axhiev.

Për akuzat nga Millçini se është shërbëtor, Axhiev potencoi se ai është vetëm një zë në Komision dhe nuk ka kurrfarë ndikimi më të madh nga cilido anëtar tjetër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *