Home / Lajme / Maqedoni / Azem Sadiku zgjidhet kandidat për Kryetar të komunës së Studeniçanit

Azem Sadiku zgjidhet kandidat për Kryetar të komunës së Studeniçanit

6 gusht-Dega e PDSH-së në Studeniçanit mbajti kuvend zgjedhor ku zgjodhi kandidatin për kryetar të komunës së Studeniçanit dhe listën e këshilltarëve komunal që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Kandidat i PDSH-së për Kryetar të komunës u zgjodh Azem Sadiku

Dega e PDSH-së në Studeniçanit mbajti kuvend zgjedhor ku zgjodhi kandidatin për kryetar të komunës së Studeniçanit dhe listën e këshilltarëve komunal që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Kandidat i PDSH-së për Kryetar të komunës u zgjodh Azem Sadiku.

Pas zgjedhjes, Sadiku, falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë duke thënë:

“Ju dhe unë kemi qenë të vendosur të ecim bashkërisht vite me radhe në rrugën e të vërtetës, në rrugën e PDSH-së. Vendosmërisht do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë me shumë sfida, sepse fuqia jonë është fuqi e pa dorëzuar, e pamposhtur pasi ne kemi besimin dhe të drejtën në anën tonë. Kjo komunë ka shumë banorë, shumë fshatra, shumë etnitete, shumë njerëz të ndryshëm, por një gjë e kanë të përbashkët: janë të pakënaqur, të nënçmuar, pa mundësi, pa shpresë, por ne ofrojmë bashkërisht vendosmërinë tonë që këtë gjendje bashkërisht ta ndryshojmë. Do të punojmë shumë që këtyre njerëzve të jua kthejmë dinjitetin, dhe të ju mundësojmë jetë dhe ardhmëri të mirë”.

Në këtë kuvend morri pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *