Home / Lajme / Maqedoni / Banja e Tetovës, vend vizituar, por i lënë pas dorë

Banja e Tetovës, vend vizituar, por i lënë pas dorë

5 gusht-“Mua më ka ndihmuar mjaft. Kamë dëgjuar se ky ujë është i mirë për sëmundjet e lëkurës. Mendoj se shoqëria duhet të ketë më shumë interesim për këtë ambient pasi është një ambient shumë i mirë, sidomos për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës”, shprehet Tahir Dema. Këtë mendim e ndan edhe Mazllam Rufati, i cili thotë se ka ardhur për shkak se kjo banjë i ka ndihmuar shumë në shëndetin e tij. “Tani nuk kam dhimbje në shpinë, më ka ndihmuar shumë. Kam qenë edhe te mjekët, por ata vetëm barna më kanë dhënë dhe nuk kamë pasur efekt”, thotë Mazllami.

Vendi më i frekuentuar gjatë muajve të verës në Tetovë padyshim se janë Banjat e Tetovës, ku me qindra vizitorë në ditë kalojnë ditët e nxehta. Krahas rekreimit, freskimit dhe pushimit, në këtë vend vërehen edhe një numër i madh i personave më të moshuar që e shfrytëzojnë ujin e këtij vendi që ka edhe veti shëruese. Njerëz të moshave të ndryshme vizitojnë këtë banjë, duke iu shmangur jetës dinamike brenda në qytet, sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta. Ky vend për ata është shpëtim në këto ditë vere duke shfrytëzuar freskinë që jep Mali Sharr. Banjat e Tetovës janë ndër më të vizituarit këtyre ditëve jo vetëm nga popullata e Tetovës, por edhe nga qytete tjera të Maqedonisë.

Te popullata besohet se uji i këtyre banjave ka veti shëruese, sidomos në sëmundjet e lukthit dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se uji në këtë vend është për pije dhe theksojnë se bëjnë kontrolle të shpeshta. Vizitorët e këtyre banjave theksojnë se nevojitet që shteti, por edhe komuna që të investojnë në infrastrukturën e rrugës që çon për në këtë vend të bukur malor. Banjat e Tetovës vazhdojnë të tërheqin vizitorë, sidomos gjatë orëve të mëngjesit. Një pjesë e qytetarëve dalin vetëm për rekreim, ndërsa një pjesë edhe për problemet e tyre shëndetësore, sidomos ata që kanë probleme me frymëmarrjen. “Për shkak se kemi probleme me këmbët kemi ardhur këtu. Thonë se është ujë shërues dhe ka efekte pozitive. Vij këtu që një javë resht dhe ndjehem më mirë. Kjo duhet të rregullohet. Nëse bëhet edhe rruga, atëherë ky vend do të ketë edhe më shumë vizitor dhe do ketë edhe më shumë persona që do të shërohen”, thotë Xhemali Iljazi, një vizitorë që e takuam në këtë vend. Shumica e vizitorëve ndajnë mendimin se infrastruktura rrugore për këtë vend është më se e nevojshme. Ata shprehen se ky ambient rrëzë Malit Sharr duhet të rregullohet edhe të bëhet një pikë turistike.

“Mua më ka ndihmuar mjaft. Kamë dëgjuar se ky ujë është i mirë për sëmundjet e lëkurës. Mendoj se shoqëria duhet të ketë më shumë interesim për këtë ambient pasi është një ambient shumë i mirë, sidomos për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës”, shprehet Tahir Dema. Këtë mendim e ndan edhe Mazllam Rufati, i cili thotë se ka ardhur për shkak se kjo banjë i ka ndihmuar shumë në shëndetin e tij. “Tani nuk kam dhimbje në shpinë, më ka ndihmuar shumë. Kam qenë edhe te mjekët, por ata vetëm barna më kanë dhënë dhe nuk kamë pasur efekt”, thotë Mazllami.

Ndërkohë, në Komunën e Tetovës theksojnë se kanë një projekt për rregullimin e rrugës nga qyteti deri te Banjat e Tetovës. “Komuna e Tetovës ka aplikuar me projekt për rregullimin e rrugës Tetovë- Banjë – Brodec. Ky aplikim është bërë në bazë të programit për rehabilitim të rrugëve lokale nga Banka Evropiane për Rekonstruim dhe Zhvillim. Presim që shumë shpejt këtë vit të fillojë asfaltimi dhe të rregullohet kjo rrugë”, deklaruan nga Shërbimi për informim në Komunën e Tetovës. Edhe pse pa asnjë investim konkret, me rrugë të dëmtuara, pa ulëse dhe bazene të ndryshme të rregulluara, megjithatë Banjat e Tetovës ngelin si vend mjaft atraktiv që tërheq vizitorë, në shumicën e rasteve janë njerëz që kanë halle dhe probleme me shëndetin dhe besojnë se uji ka veti shëruese. Një pjesë tjetër e qytetarëve këtë ujë e shfrytëzojnë edhe për pije ndërsa analizat sipas institucioneve përgjegjëse tregojnë se uji në Banjat e Tetovës është i pijshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *