Home / Sport / Bastet, jepet vendimi, Conte 10 muaj pezullim

Bastet, jepet vendimi, Conte 10 muaj pezullim

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, u përjashtua dhjetë muaj nga futbolli, pasi u shpall fajtor për moskallëzim krimi nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit.

Verdiktet e komisionit u dhanë mëngjesin e së premtes dhe apeli i vetëm është fiksuar në datën 20 gusht.

Conte dënohet pasi provat që ai kishte dijeni në fiksimin e dy ndeshjeve të Sienës, në kohën kur drejtonte këtë klub në Serinë B ishin të qarta.

Ndërkohë, dy futbollistët e tjerë të Juventusit, Bonucci dhe Pepe, të vendosur nën akuzë për “rolin aktiv në fiksimin e rezultatit sportiv”, u liruan nga akuzat, pasi dëshmia që i inkriminonte nuk u gjykua si mjaftueshmërisht e besueshme.

Conte, më parë i ishte drejtuar disiplinës me një kërkesë për të negociuar dënimin e tij, duke pranuar që të shlyente tre muaj pezullim dhe një gjobë prej 200 mijë eurosh.

Pezullimi do të bëjë Conten të padisponueshëm për të drejtuar një klub apo për t’u marrë me çdo funksion zyrtar brenda një skuadre deri në qershor 2013.

Si rrjedhjojë, besohet se Juventusi do të jetë i detyruar të vendoset në kërkimin e një trajneri të ri, ndonëse nuk ka ende asnjë të dhënë zyrtar për qëndrimin që do të mbajë klubi përballë kësaj situate.

Kampionët e Italisë duhet të bëjnë edhe pa zëvendëstrajnerin e tyre, Angelo Alessio, i dënuar me tetë muaj pezullim, pas përfshirjes në një çështje paralele.

Përsa i përket klubeve të përfshira në skandal, dënimin më të rëndë e mori Lecce dhe Grosseto, që bien automatikisht nga Seria B në Lega Pro.

Sezonin e ardhshëm, Siena do të nisë kampionatin me gjashtë pikë minus, Bari me pesë pikë më pak, ndjekuar nga Albinoleffe, Sampdoria, Torino e Vareze me -1 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *