Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Do largohemi nga koalicioni qeverisës

BDI: Do largohemi nga koalicioni qeverisës

21 gusht-Jashtë këtij propozim ligji mbeten ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët vazhdojnë të mbeten pa status të zgjidhur, megjithë premtimet e partive shqiptare se edhe ata do ti gëzojnë të drejtat e barabarta me maqedonasit.

Projekt ligji i propozuar nga partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë të cilët luftuan kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni, rrezikon koalicionin qeverisës midis partisë së Nikolla Gruevskit dhe BDI-së së Ali Ahmetit. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi në një takim me gazetarët ka thënë se nisma e partnerit të koalicionit, përkatësisht VMRO-DPMNE-së për zgjidhjen e statusit të ushtrisë dhe policisë maqedonase, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 shkelë marrëveshjen e koalicionit, të cilën dy partitë qeverisëse VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë arritur në 2011, me të cilën parashihej që çështja e pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë dhe status i ish pjesëtarëve të UÇK-së të mos hapen në këtë mandat qeverisë. Sipas Ademit gjatë zhvillimit të negociatave për qeverinë në mungesë të gatishmërisë nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE për të pranuar një Ligj gjithëpërfshirës për pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001 ishte vendosur qe kjo çështje të mos hapej fare. Ademi ka paralajmëruar se partia e tij do të tentojë që të paraqesë amendamente për projekt ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja në mënyrë që të zgjidhë edhe çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por nëse këto amendamente nuk pranohen, nga partia e Ahmetit thonë se do të rrezikohen marrëdhëniet midis vetë partnerëve të koalicionit, por dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Ademi ka bërë të qartë qëndrimin e BDI-së se në rast të miratimit të këtij Ligji me shumicën e thjeshtë dhe pa votat e shqiptarëve atëherë do të braktisin qeverinë. Me propozim ligjin e VMRO-DPMNE-së, i cili është dorëzuar në Kuvend parashihen përfitime të shumta për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë, të përfshirë në konfliktin e vitit 2001. Për ta shteti do të sigurojë pensione familjare, kompensime të majme, punësime, arsimim dhe shërbime shëndetësore falas. Jashtë këtij propozim ligji mbeten ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët vazhdojnë të mbeten pa status të zgjidhur, megjithë premtimet e partive shqiptare se edhe ata do ti gëzojnë të drejtat e barabarta me maqedonasit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *