Home / Lajme / Maqedoni / Benzina shtrenjtohet për 3,5, ndërsa dizeli për 1,5 denarë

Benzina shtrenjtohet për 3,5, ndërsa dizeli për 1,5 denarë

13 gusht-Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të arrij 86 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 87,50 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZELIT do të jetë 73 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 61,50 denarë për litër

Benzina prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për 3,5, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të arrij 86 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 87,50 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZELIT do të jetë 73 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 61,50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,176 den/kg dhe do të arrijë 461,195 den/kg.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës ka të bëjë me çmimin më të lartë në naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe kursit më të ulët të denarit në krahasim me dollarin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *