Home / Sport / Berbatov, “tradhtar” i dyfishtë

Berbatov, “tradhtar” i dyfishtë

Dimitar Berbatov është bërë protagonist i lëvizjes më të çuditshme të merkatos për shkak të ndryshimit të trefishtë të destinacionit të tij brenda të njëjtës ditë. Sulmuesi 31 vjeçar bullgar udhëtoi dje në mëngjes drejt Mynihut, për të marrë avionin që do ta çonte në Firence.

Ai ishte shumë pranë akordit me Fiorentinën dhe po shkonte atje për të firmosur, por në aeroportin gjerman, ai është kontaktuar nga një delegacion i Juventusit, që e ka bindur të shkojë në Torino për të negociuar me këtë skuadër.
Juventusi arriti një akord parimor me Mançester Junajtid duke i ofruar 5 milion paund klubit dhe 2 milion paund në sezon futbollistit që do të nënshkruante një kontratë dyvjeçare.
Por marrëveshja u prish pasi në momentet kur bullgari po bëhej gati të firmoste kontratën e tij me bardhezinjtë, një ofertë e menjëhershme nga Fullhem ka ndryshuar gjithçka dhe ai ka preferuar që të rrijë në Angli, duke refuzuar ofertat e skuadrave italiane.
Ky ndryshim vendimi i dyfishtë solli edhe reagimin e ashpër të Fiorentinës, që me anë të një dekelarate për shtyp saktësoi se “Berbatov nuk meritonte fanellën vjollcë”.
“Klubi anglez na dha leje me shkrim që të zhvillonim vizitat mjekësore me lojtarin dhe të nënshkruanim me të. Ai hipi në avion bashkë me menaxherin e tij, me biletat që ia bleu Fiorentina, por nuk mbërriti kurrë në Firence. Kjo është rrjedhojë e sjelljes arrogante të klubeve të tjera, që nuk kanë të bëjnë me lojën e ndershme dhe etikën sportive, duke dalë jashtë çdo kufiri”.
“Përsa i përket lojtarit, përveç karakteristikave të tij dhe vlerës në fushën e lojës, jemi të lumtur që nuk erdhi te Fiorentina. Ai nuk e meritonte qytetin tonë, të veshte fanellën tonë apo vlerat që ajo përfaqëson”, shkruhej në deklaratën e Fiorentinës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *