Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Nderimi i dëshmorëve është në frymën e pajtimit

Besimi: Nderimi i dëshmorëve është në frymën e pajtimit

22-gusht-“Siç presidenti Ivanov, së shpejti deklaroi se varet nga të gjithë ne maqedonasit, shqiptarët, turqët, boshnjakët, vllehët… se çfarë shteti do të kemi. Jam i bindur se mund t’i arrijmë qëllimet tona për integrimin euroatlantik dhe anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO”, tha Besimi.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi pas takimit me zëvendësndihmësin e sekterait amerikan të shtetit Filip Riker i pyetur për rastin e Sllupçanit ku bashkë me pjestarët e uniformuar të ARM-së u përkulën para dëshmorëve të UÇK-së ka deklaruar se i vjen keq nëse është keqkuptuar por në asnjë moment nuk është pishman për atë që ka bërë dhe se do ta përsërisë të njëjtën sa herë që do të jetë rasti në të ardhmen.

“Qëllimi im çdoherë ka qenë dhe mbetet që t’i përfaqësojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe të bëjë gjithçka që është kompetencë e imja që të kontribuojë drejt pajtimit midis të gjitha bashkësive. Pajtimi është akt posaçërisht i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, dhe posaçërisht midis dy palëve të involvuara në konfliktin e vitit 2001. Besoj se ARM-ja mundet më së miri ta zhvillojë këtë proces të shërimit të plagëve nga e kaluara dhe të kontribuojë drejt ndërtimit të Maqedonisë së përbashkët”, tha Besimi.

Shtoi se tërësisht i mbështet mesazhet e presidentit të Republikës së Maqedonisë, kryeministrit, liderit të BDI-së, dhe liderëve tjerë politik në Maqedoni për Fitër Bajram në të cilët u bënë thirrje të gjithë qytetarëve për tolerancë dhe pajtim ndëretnik dhe respektim të ndërsjellë.

“Në Republikën e Maqedonisë po ballafaqohemi me disa sfida, duke e përfshirë edhe nevojën për promovim të pajtimit dhe mirëkuptimit midis bashkësive të ndryshme etnike dhe religjioze. Kjo paraqet qëllim strategjik në programin e kësaj Qeverie të republikës së Maqedonisë. Përpiqemi të punojmë drejt tejkalimit të dallimeve dhe shndërrimin e tyre në vlerën tonë gjegjësisht të ndërtojmë një Maqedoni të hapur dhe të sigurtë që do të ofrojë paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, religjioze, gjinore ose pikpëpamjet e tyre politike. Në këtë frymë ishte edhe vendosja ime e luleve në Sllupçan javën e kaluar”, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes.

Thotë se nuk ekziston kohë e volitshme për pajtim, për pranim të humbjeve dhe që të vazhdojmë së bashku drejt ardhmërisë. “Ekziston vetëm një kohë, ndërsa ajo është tani. Tani është koha që këtë ta bëjmë. Duhet të jemi krenar si qytetarë të Republikës së Maqedonisë për avancimin e arritur të deritanishëm”, tha Besimi, por potencoi se, megjithatë, ndodhitë e fundit dhe reagimet në opinion treguan se duhet edhe shumë punë për arritje të këtij qëllimi i cili është i dobishëm për ardhmërinë.

“Siç presidenti Ivanov, së shpejti deklaroi se varet nga të gjithë ne maqedonasit, shqiptarët, turqët, boshnjakët, vllehët… se çfarë shteti do të kemi. Jam i bindur se mund t’i arrijmë qëllimet tona për integrimin euroatlantik dhe anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO”, tha Besimi.

Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë Filip Riker e përshëndeti deklaratën e ministrit Besimi.

“I përshëndes fjalët e ministrit për pajtim sepse kjo asnjëherë nuk është e lehtë. Në pajtim me përvojën e SHBA-së, armatat tona në thelb paraqesin një themel që kontribuon në ndërtimin e shoqërisë sonë dhe drejt aspiratave tona për ndrtimin e një shpqërie sa më të përkryer në të ardhmen. Ministritë e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura ishin në linjat e para në integrimin e vendit tonë dhe krijimin e këtij vendimi. Pajtimi është edhe në frymën e NATO-s”, deklaroi Riker.

Si shembull e theksoi pajtimin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, Gjermanisë dhe Francës, Hungarisë dhe Rumanisë,. Greqisë dhe Turqisë.

“Ashtu siç tha Klinton në Çikago ne duhet të shohim drejt zgjerimit të NATO-s në debatett tona me vendet e rajonit dhe nuk duhet që të lejojmë lajmet e sotme ta heqin vëmendjen e sfidave dhe qëllimeve të ardshme”, deklaroi zëvendës ndihmësi i sekretares shtetërore amerikane.

Ai e përësriti përkrahjen që SHBA-ja i jep Maqedonisë për anëtarësimin në NATO. “Asnjë më shumë nga SHBA-ja nuk dëshiron që ta shikojë Maqedoinë në NATO”, theksoi Riker.

Besimi dhe Riker biseduan për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe multilaterale në fushën e mbrojtjes si dhe për përpjekjet e MM-së lidhur me integrimin në komunitetin euroatlantik dhe anëtarësimin e plotëfuqishëm në NATO, si dhe për disa iniciativa, siç është iniciativa A5 për përforcimin e bashkëpunimit rajonal në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ministri e falenderoi edhe për pjesmarrjen e pjesëtarëve të armatës amerikane në paradën me rastin e 20-vjetorit të ARM-së.

“Kjo është edhe një konfirmin për partneritetin strategjik midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së”, deklaroi Besimi.

Partneriteti midis Republikës së Maqedonisë dhe Vermontit, respekivisht Gardës kombëtare të Vermontit dhe ARM-së paraqet një themel dhe shembull se si një bashkëpunim duhet që të zhvillohet. Këtë bashkëpunim gjithmonë e kam parasysh kur do të flasë në këtë temë në rajon, tha Filip Riker.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *