Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti, Jankullovska dhe Uollers nënshkruan marrëveshje për zbatimin e ligjeve mes qeverisë së Maqedonisë dhe Amerikës

Bexheti, Jankullovska dhe Uollers nënshkruan marrëveshje për zbatimin e ligjeve mes qeverisë së Maqedonisë dhe Amerikës

30 gusht-“Policia, prokurorët dhe gjykatësit duhet patjetër të përgatiten të kenë sukses. Ata patjetër duhet që t’i mbizotërojnë aftësitë e reja, t’i zbatojnë mjete e reja dhe të fitojnë njohuri të reja. Ligjvënësi dhe personat zyrtarë të tjerët të zgjedhur duhet të jenë të përkushtuar në zhvillimin e kornizës juridike për harmonzimin me standardet evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për sigurimin e qasjes së barabartë deri te një drejtësi korrekte dhe në kohë” tha Uollers.

Shkresë për dakordim të zbatimit të ligjeve mes qeverive të Maqedonisë dhe asaj Amerikane, me të cilën vendoset dhe sigurohet mbështetje në përforcimin e mëtejshëm të qeverisjes të së drejtës dhe rritjen e besimit të opinionit në institucionet e sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë sot u nënëshkrua në Shkup.

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Pol Ullers.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti tha se nënshkrimi i këtij dokumenti për dakordim parqet vazhdim të bashkëpunim të suksesshëm të deritanishëm me SHBA.

“Posaçërisht do ta theksoja kohën kur e nënshkruajmë marrëveshjen për dakordim duke pasur parasysh intensitetin e aktiviteteve të cilat realizohen për përgatitjet e zbatimit të Ligjit të ri për procedurë penale”, theksoi Bexheti.

Ai shtoi se kjo posaçërisht u dedikohet trajnimeve të gjykatësve dhe prokurorëve publikë të cilët punojnë në gjykatat penale.

Bexheti përkujtoi se me mbështetjen e OPDAT deri tani janë realizuar një trajnim provë dhe 26 bazike. Këtë vit është planifikuar të mbahen edhe tetë trajnime bazike në të cilat do trajnohen 64 gjykatës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë profesionalë të cilët punojnë në materien penale, shtoi ministri i Drejtësisë.

Ky dokument, siç theksoi ministrja Jankullovska, paraqet kornizë normative të një projekti të vëllimshëm dhe shumë të nevojshëm i cili do të mbështet financiarësh, institucionalisht dhe profesionalisht nga SHBA-ja.

“Dokumenti më vete ngërthen një serë aktivitetesh konkrete dhe detyra në shumë segmente nga punët e brendshme dhe gjyqësisë që duhet të realizohen në dy vitet e ardhshme në ballafaqimin me krimin e organizuar dhe korrupsionin” shtoi ajo.

Ndihma, siç theksoi Jankullovska, i dedikohet qasjes më proaktive në fazën e hetimit dhe ndjekjen efektive penale, gjetjen e autorit përgjegjës dhe dënimin e tyre, si dhe avancimin e sigurisë publike dhe qeverisjen e mirë.

“Dokumenti që e nënshkruam me policinë e Maqedonisë do të thotë përmirësim në profesionalizëm dhe dhënies së llogarisë në punë, ndërsa përfitim nga kjo do të kenë si institucionet ashtu edhe shoqëria “, theksoi Jankullovska.

SHBA, siç theksoi ambasadori Uollers, fuqishëm i mbështet përpjekjet e Maqedonisë për përforcimin e qeverisjes së drejtësisë të cilët, siç tha, do ta lëvizin Republikën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, do ta risin numrin e vendeve të punës dhe do të tërheqin më shumë investime të huaja.

“Policia, prokurorët dhe gjykatësit duhet patjetër të përgatiten të kenë sukses. Ata patjetër duhet që t’i mbizotërojnë aftësitë e reja, t’i zbatojnë mjete e reja dhe të fitojnë njohuri të reja. Ligjvënësi dhe personat zyrtarë të tjerët të zgjedhur duhet të jenë të përkushtuar në zhvillimin e kornizës juridike për harmonzimin me standardet evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për sigurimin e qasjes së barabartë deri te një drejtësi korrekte dhe në kohë” tha Uollers.

Projekti krahas trajnimeve, parashikon edhe donacion të pajisjeve, mbështetje tekinke dhe ekspertizë profesionale për Akademinë për gjykatës dhe porkurorë publikë, Minstrinë e Drejtisës, Prokurorinë Publike, gjyqësinë, posaqërisht për gjykatat penale të shkallës së parë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *