Home / Sport / Bolt, i ftuar nderi në “Old Traford”

Bolt, i ftuar nderi në “Old Traford”

Usain Bolt ka qenë i ftuari i nderit i skuadrës së Mançester Junajtid në takimin kundër Fullhem, pasi ka konfirmuar se është një tifoz i zjarrtë i “djajve të kuq”.

6 herë fituesi i medaljes së artë olimpike ka zbritur në fushën e lojës para fillimit të takimit, duke bërë xhiron e stadiumit, ndërsa të gjithë tifozët në kor i kërkonin trajnerit Ferguson që ta bënte pjesë të ekipit.
Pasi ka pozuar për foto me lojtarët e skuadrës dhe me dy fanella të personalizuara të Mançester Junajtid ku si numër ishin vendosur rekordet e tij në 100 metra, Bolt ka ndjekur takimin në tribunën VIP të stadiumit, duke parë se si “djajtë e kuq” triumfonin me rezultatin 3-2.
“Old Traford është pak më i vogël se stadiumi olimpik por është më i zhurmshëm, një atmosferë fantastike. Ishte një gjë shumë e bukur të shihje Kagaua dhe Van Persi ndërsa shënonin golat e parë për këtë klub. Unë u shtrëngova atyre duart para ndeshjes dhe u thashë “mirëserdhët”, ndaj besoj se u kam sjellë fat atyre”.
“Besoj se këtë sezon mund të fitojmë titullin kampion. Kur e nisim sezonin keq, është një sinjal se në fund do të bëjmë gjëra të shkëlqyera. Kjo do të thotë se këtë vit ne do të fitojmë trofe”, tha sprinteri xhamajakan i cili ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën e Mançester Junajtid, duke i kërkuar trajnerit Aleks Ferguson që të nënshkruante me të.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *