Home / Sport / Bolt kërkon një provë te Mançester Junajtid

Bolt kërkon një provë te Mançester Junajtid

Usain Bolt ka pushtuar botën duke vrapuar me shpejt se çdo njeri në histori, por ai tani dëshiron të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij, duke ëndërruar të luajë futboll mes profesionistëve.

“Njerëzit mendojnë se tallem kur i them se do të dëshiroja të luaja për Mançester Junajtid”, tha atleti xhamajakan.
“Por nëse Aleks Ferguson me telefonin dhe më thotë “OK, eja të bëjmë një provë dhe të shohim nëse je i mirë sa duhet”, nuk do t’i thosha kurrë jo”.
Bolt ka bërë “hapat e parë” në futboll kur është takuar disa vite më parë me Kristiano Ronaldon në fazën përgatitore kur portugezi ishte ende me “djajtë e kuq”, duke i dhënë atij disa këshilla si të vraponte më shpejt.
“Sinqerisht që nuk do ta ndërmerrja këtë sfidë nëse nuk do të mendoja se jam i mirë sa duhet. Jam një lojtar i aftë dhe e di që mund të bëj diferencën. Mund të jem lojtari më i shpejtë por edhe mund të luaj mirë”
“Besoj se kam ndihmuar Kristiano Ronaldon të bëhet një lojtar më i mirë. Nëse Ferguson dëshiron, e di se ku gjendem të paktën edhe në javën e ardhshme”, deklaroi Bolt.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *