Home / Lajme / Maqedoni / Butragueno: Nuk patëm fat në short

Butragueno: Nuk patëm fat në short

Real Madrid, Manchester City, Ajax dhe Borussia Dortmund, katër ekipe kampione në Spanjë, Angli, Hollandë dhe Gjermani, janë së bashku në grupin D duke formuar “Grupin e Ferrit”.

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, thotë se ata kanë pasur një fat jo aq të mirë në shortin e Ligës së Kampionëve.

Reali është caktuar në grupin D, të etiketuar edhe si grupi i vdekjes, së bashku me Ajaks, Mançester City dhe Borusia Dortmund.

“Ne nuk kishim fat, vërtet, por rivalët tonë do të mendojnë të njëjtën gjë. Ne mund ta kishim pasur edhe Juventusin. Ne jemi të gatshëm”.

“Çdo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme. Është e qartë, në letra dy skuadrat e para janë favorite – Real Madrid dhe Mançester City. Por, nuk pajtohem me këtë. Ne duhet t’i japim fokus çdo ndeshje”, ka thënë Butragueno.
Menaxheri i Çelzit, Roberto Di Mateo, është optimist pas shortit të Ligës së Kampionëve, por thotë asnjëri nga rivalët e grupit nuk do të jetë i lehtë.

“Nuk është një grup i lehtë, do të jetë vështirë. Juventusin e njoh shumë mirë, është kampion i Italisë. Ata luajnë një futboll në tempo të lartë, futboll të mirë, dhe kanë disa lojtarë të mirë”.

“Shakhtarin e njoh për shkak të lidhjes me mjekun tonë të klubit, Paco Biosca, i cili ka kaluar shtatë vite atje, ne e njohim shumë mirë”.

“Nordsjaelland mbase është skuadra më e dobët në grup, por mendoj se ne do të duhet të japim më të mirën që nga ndeshja e parë ndaj Juventusit në shtëpi”, ka thënë Di Mateo.

U hodh shorti i Champions League

Monte Karlo, 30 gusht 2012 – Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Në Monte Karlo janë përcaktuar tetë grupet me nga katër skuadra që do të nisin “luftën” për trofeun më të rëndësishëm europian për klube.

Real Madrid, Manchester City, Ajax dhe Borussia Dortmund, katër ekipe kampione në Spanjë, Angli, Hollandë dhe Gjermani, janë së bashku në grupin D duke formuar “Grupin e Ferrit”.

Kampionët në fuqi të Europës, Blutë e Chelsea, do të luajnë ndaj bardhezinjve të Juventusit në grupin E, aty ku bëjnë pjesë edhe Shakhtar Donetsk dhe Nordsjelland.

Ja të gjitha grupet e Champions League:

Grupi A: Porto, Dinamo Kiev, PSG, Dinamo Zagreb

Grupi B: Arsenal, Schalke 04, Olympiakos, Montpellier

Grupi C: Milan, Zenit, Anderlecht, Malaga

Grupi D: Real Madrid, Manchester City, Ajax, Borussia Dortmund

Grupi E: Chelsea, Shakhtar Donetsk, Juventus, Nordsjelland

Grupi F: Bayern Munchen, Valencia, Lille, Bate Borisov

Grupi G: Barcelona, Benfica, Spartak Moska, Celtic

Grupi H: Manchester United, Braga, Gallatasaraj, Cluj

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *