Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Afat logjik për zgjedhje të parakohshme parlamentare është marsi

Cërvenkovski: Afat logjik për zgjedhje të parakohshme parlamentare është marsi

23 gusht-Cërvenkovski deklaroi se kjo ndodh midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së këtyre ditëve veçmë është parë dhe se nuk beson se bëhet fjalë për konfrontim të sinqertë. Akuzoi se dy partnerët kyç të koalicionit, siç tha, keqpërdorin çështje të caktuara nga sfera ndëretnike për qëllime politike ditore.

LSDM-ja si parti opozitare është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por, siç deklaroi sot lideri i partisë Branko Cërvenkovski, afati i parë logjik për mbajtjen e tyre është marsi kur pritet të caktohen zgjedhjet lokale. LSDM-ja gjithashtu kërkoi që të miratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të pastrohet lista zgjedhore.

Cërvenkovski këtë e deklaroi pas takimit të sotëm me zëvendësndihmësin e sekretares shtetërore për Evropë dhe Euroazi të SHBA-së Filip Riker, i cili është për vizitë disaditore në Republikën e Maqedonisë.

“Çështja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është çdoherë opsion i hapur për LSDM-në, që është tejet e kuptueshme për shkak se ne jemi partia politike opozitare edhe pse, mund të them, se nuk besoj në ato deklarata të dhëna publikisht. Momenti i parë dhe më i shpejtë i mundur për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme zgjedhore është së bashku me zgjedhjet lokale në mars. Është marrëzi që në këtë vend të mbahen zgjedhje në periudhë prej dy muajsh, të themi disa në nëntor-dhjetor të tjerë në mars. Për zgjedhje të parakohshme parlamentare në mars së bashku me zgjedhjet lokale ka mjaft kohë edhe të miratohen ndryshimet në rregullativën ligjore, të verifitikohet lista zgjedhore. Nëse me të vërtetë ekziston propozim i sinqertë për një gjë të tillë, do të shihemi në zgjedhje në mars”, tha kryetari i LSDM-së.

Cërvenkovski deklaroi se kjo ndodh midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së këtyre ditëve veçmë është parë dhe se nuk beson se bëhet fjalë për konfrontim të sinqertë. Akuzoi se dy partnerët kyç të koalicionit, siç tha, keqpërdorin çështje të caktuara nga sfera ndëretnike për qëllime politike ditore.

Sa i përket LSDM-së, ai thotë se ata dëshirojnë që ky koalicion të qëndrojë dhe të dy partitë së bashku ta ndajnë përgjegjësinë dhe ta presin dënimin që do t’ua japin qytetarët në zgjedhjet e ardhshme për politikat e gabuara që i kanë zhvilluar dhe për pasojat katastrofike që i kanë shkaktuar.

Cërvenkovski në takim Rikerit i ka kumtuar se vlerësimi i opozitës është se gjendja socio-ekonomike në Republikë është jashtëzakonisht e rëndë dhe se ka ngecje në disa sfera në demokraci. Sipas tij, në këtë periudhë nuk mund të kuptohet çfarëdo lloj plani rrethues tek pushteti aktual për atë se si mendon që t’i zhbllokojë integrimet euroatlantike

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *