Home / Sport / CR7, Mesi dhe Iniesta për çmimin e UEFA-s

CR7, Mesi dhe Iniesta për çmimin e UEFA-s

Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Andres Iniesta janë tre futbollistët kandidatë për të siguruar çmimin “Futbollisti i Vitit” në Evropë, sipas asaj që ka bërë të ditur vetë UEFA.

Futbollistët e mësipërm janë ata që kanë siguruar më shumë pikë në votimin e organizuar mes 53 gazetarëve që përfaqësojnë federatat anëtare të UEFA-s.

Nëse mbetet sekret fituesi i këtij trofeu deri në mbrëmjen gala të 30 gushtit në Monako, janë bërë të ditur emrat e futbollistëve të tjerë që kanë përfunduar pas tyre në listë.

Në vendin e katërt është renditur mesfushori i Juventusit dhe kombëtares italiane, Andrea Pirlo, i cili ka siguruar 90 pikë. Pas tij është renditur Ksavi Hernandez i Barcelonës, një vend para kapitenit të kombëtares spanjolle dhe Real Madrid, Iker Kazijas.

Listën e 10 futbolistëve më të mirë të sezonit në kontinentin tonë e plotësojnë Didier Drogba, Petr Çeh, Radamel Falkao dhe Mesut Ozil.

Kuptohet që dueli për trofeun është mes Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, në atë që quhet “testi” për të parë se kush do të fitojë “Topin e Artë” në fund të këtij sezoni. Mesi ka arritur të thyejë çdo rekord të mundshëm individual me golat e tij me fanellën e Barcelonës, por Kristiano Ronaldo ka në avantazhin e tij faktin se ka mundur argjentinasin në luftën për titullin kampion në Spanjë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *