Home / Lajme / Maqedoni / Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Gruevski për vizitë në SHBA dhe Kanada

Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Gruevski për vizitë në SHBA dhe Kanada

28 gusht-Kjo vizitë, siç qëndron në kumtesë, është në funksion të sigurimit të investimeve plotësuese dhe vazhdim të trendit pozitiv të etablimit të vendit tonë në hartmën botërore si shembull pozitiv dhe destinacion adekuat për hapje dhe menaxhim të biznesit.

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, në të cilën përbërje janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministri i Tërheqjes së Investimeve të Huaja, Bill Pavlleski dhe drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjiko-industriale Viktor Mizo, prej sot do të qëndrojë për vizitë politiko-ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Siç kumtoi pres-shërimi qeveritar, në kuadër të vizitës, kryeministri Gruevski, do të merr pjesë në Konventën e Partisë Republikane në vigjile të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, e cila do të mbahet në qytetin Tampa. Gruevski do të merr pjesë edhe në konventën e Partisë Demokratike për zgjedhjet vijuese presidenciale në SHBA që do të mbahet në qytetin Sharlot. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të realizojë edhe takime me përfaqësues të dy partive politike.

Aspekt i veçantë i vizitë paraqet pjesa ekonomike, në kuadër të së cilës delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Gruevski, do të merr pjesë dhe do të ketë fjalim në më shumë forume afariste në të cilat do të prezantohen përparësitë dhe volitshmëritë të cilat mundësohen për hapje dhe menaxhim të biznesit.

Në Kanada, delegacioni qeveritar do të merr pjesë në forumin afarist në Montreal, i cili është organizuar në bashkëpunim me Këshillin për marrëdhënie ndërkombëtare të Montrealit dhe odës afariste lokale. Kryeministri Gruevski do të realizojë vizita edhe në disa institucione të arsimit të lartë, si dhe institucione shëndetësore në Montreal dhe do të realizojë takime me udhëheqësitë e tyre. Qëllimi i këtyre vizitave është që të vendosen kontakte për vendosje të bashkëpunimit në këto sfera.

Në Toronto, Gruevski dhe delegacioni qeveritar do t’i prezantojnë mundësitë për investime në vendin tonë në forum afarist, i cili është organizuar në bashkëpunim me Qendrën për investim dhe tregti të Ontarios dhe Torontos. Kryetari i Qeverisë do të ketë takime edhe me Këshillin e rëndësishëm Atlantik të Kanadasë dhe udhëheqësinë e të njejtit, ndërsa do të realizojë edhe takim të posaçëm me Stiv Roxhers, kryetar i Asociacionit të prodhuesve të pjesëve të automobilave në Toronto.

Në Tampa, SHBA, delegacioni qeveritar do t’i prezantojë mundësitë investuese të cilat i ofron Republika e Maqedonisë, në forum të organizuar afarist, në bashkëpunim me odën tregtare lokale të qytetit. Kryeministri Gruevski do të takohet edhe me më shumë menaxherë të kompanive nga sfera e industrisë prodhuese. Delegacfioni qeveritar do të merr pjesë edhe në Konventën e Partisë Republikane.

Është paraparë që kryeministri Nikolla Gruevski ta vizitojë Odën e madhe tregtare të Majamit dhe të ketë takim me menaxhmentin udhëheqës. Delegacioni qeveritar do të ketë fjalim në biznes forumin e organizuar nga Oda Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të takohet edhe me prefektin e Majamit, Tomas Regalado. Delegacioni qeveritar do të realizojë edhe takime me më shumë ekipe menaxheriale nga kompani nga Majami të cilat janë të interesuara për investim në Evropë.

Në Detroit, SHBA, delegacioni qeveritar do të realizojë takime edhe me përfaqësues të më shumë kompanive nga sfera e industrisë së automobilave, dhe prodhimtarisë.

Në Atalantë, SHBA, do të prezantohen volitshmëritë për investim në Maqedoni në biznes forum të organizuar, në bashkëpunim me bashkësinë tregtare të qytetit. Delegacioni qeveritar do të ketë edhe disa takime me përfaqësues të kompanive investitorë potencial në Maqedoni. Kryeministri dhe ministrat do të realizojnë edhe vizita në më shumë kapacitete industriale në qytet dhe do të ketë takime me udhëheqësinë e kompanive.

Në Sharlot, SHBA, përveç pjesëmarrjes në Konventën e partisë Demokratike, delegacioni qeveritar do të ketë takim me udhëheqësinë e Institutit demokratik kombëtar, si dhe me përfaqësues të më shumë kompanive.

Në kuadër të pjesë ekonomike të vizitës delegacioni qeveritar do të kenë prezantime para përfaqësuesve të më shumë se 300 kompanive amerikane dhe kanadeze, dhe do të ketë takime direkte me ekipet menaxheriale të mbi 50 investitorëve potencialë, me ç’rast do të realizohet mundësi për lobim plotësues të kompanive nga Amerika Veriore për realizimin e investimeve në Maqedonisë, prej të cilave disa kompani janë në fazë të shfaqjes së interesimit serioz për marrje të vendimit për investim në vendin tonë.

Mundësitë do të prezantohen edhe para kompanive të reja me të cilat do të vendoset kontakt inicues, ose plotësues, në drejtim të hapjes së biznesit në Republikën e Maqedonisë dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Vizitat e deritanishme ekonomikenë vendet e huaja kanë efekt pozitiv dhe rezultuan me marrjen e vendimeve për investim në Maqedoni të disa kompanive të mëdha, me ç’rast në periudhën e kaluar u krijuan mundësi për hapjen e 10.000 vendeve të reja të punës në periudhën e ardhshme.

Kjo vizitë, siç qëndron në kumtesë, është në funksion të sigurimit të investimeve plotësuese dhe vazhdim të trendit pozitiv të etablimit të vendit tonë në hartmën botërore si shembull pozitiv dhe destinacion adekuat për hapje dhe menaxhim të biznesit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *