Home / Lajme / Maqedoni / Derrat e egër i dëmtojnë misrin

Derrat e egër i dëmtojnë misrin

8 gusht-Kemi edhe prodhime të tjera të cilët në të ardhmen mund të na dëmtohen nëse nuk meren masa por njëkohësisht dëmi i tanishëm është i madh për neve si bujq, pasi që edhe pak kohë kanë ngelur për të marrur frytin që jemi kujdesur gjatë gjithë këtyre muajve në të kaluarën”, thotë Demiri.

Derrat e egër kanë dëmtuar 4 mijë metra katror tokën e mbjellur me misër të Tahir Demirit nga Zhelina.Ai thotë se para një jave derrat e egër kanë hy në arrat e tij dhe i kanë dëmtuar ato duke i shkatërruar rreth 80 përqind të arrës sw mbjellur dhe duke i shkaktuar një dëm material rreth njw mijw euro.Ai nuk ka lënë dyer pa trokitur por ndihmë deri më tash ende nuk i është ofruar. Thotë se bujqësinë e ka burim ekzistence. Demiri është ankuar në komunën e Zhelinës por sipas tij atje i kanë thënë se ata nuk kanë kompeteca për të mbuluar harxhimet por vetëm mund të vijnë dhe të konstatojnë dëmin material. “Arra gjendet afër lumit Vardar dhe deri më tash derrat nuk kanë arritur që të depërtojnë deri këtu. Por pas korrjes së grurit tashmë ky vend është i ekspozuar dhe kafshët sidomos ato të egra arrijnë më lehtë. Kështu para një jave derrat e egër kanë prishur misrin në këtë pjesë të fushës në atarrin e komunës së Zhelinës. Kemi edhe prodhime të tjera të cilët në të ardhmen mund të na dëmtohen nëse nuk meren masa por njëkohësisht dëmi i tanishëm është i madh për neve si bujq, pasi që edhe pak kohë kanë ngelur për të marrur frytin që jemi kujdesur gjatë gjithë këtyre muajve në të kaluarën”, thotë Demiri. Krahas komunës së ai më pas është drejtuar edhe në njësinë rajonale të ministrisë së Bujqësisë e cila gjendet në Tetovë por edhe ata e kanë drejtuar në shoqatën e gjuetarëve. Sipas Demirit, në shoqatën e gjuetarëve janë solidarizuar me të por ata i kanë thënw se ai nuk ka të drejtë as ti vras derrat që shkaktojnë probleme por vetëm mund ti largojë ata. Ai thotë se dëmshpërblimin do të mundohet ta kërkojë në ministrinë e bujqësisë pasi që djali i tij ëshsë i rregjistruar si bujk privat dhe paguanë çdo kontribut për veprimtarinë e tij.Tahir Demiri thotw se në afërsi të këtij misri ai poashtu ka edhe 5.500 metër katrorë tokë të mbjellurë edhe atë me misër dhe derrat e egër sipas tijë mund të dëmtojnë edhe misrin tjetër. Në rajonin e Zhelinës ka edhe të mbjellura të tjera të dëmtuara në këtë mënyrë, posaçërisht ato arra që gjenden afër vendeve malore. Dukuri të këtilla kur kafshë të egra dëmtojnë prodhimet bujqësore dhe prodhime të tjera ka edhe në fshatrat e tjerë sidomos në Malësinë e Sharrit. Vetëm pak kohë më parë arriu një bletari I kishte dëmtuar dhjetëra sanduqe të bletëve. (U.H)

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *