Home / Sport / Dështon transferimi i Selmanit në FC Milsami

Dështon transferimi i Selmanit në FC Milsami

“Edhe pse mendova e gjithçka do të shkojë mirë, pasi u mora vesh me drejtuesit e Milsamit, të cilët më ofruan kushte të mira dhe vend në formacion, megjithatë ky transferim për momentin nuk do të realizohet. Nuk kam arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Shkëndijës dhe për këtë do të detyrohem të respektoj edhe këto katër muaj kontratë që kam”, konfirmoi Jasir Selmani, dështimin e transferimit të tij te ekipi moldav.

Edhe pse të dyja palët ishin marrë vesh për bashkëpunim tre vjeçar, megjithatë në moment të fundit ka dështuar transferimi i Jasir Selmanit në ekipin e Ligës së Parë të Moldavisë, FC Milsami. Arsye për këtë epilog është mos-gjetja e gjuhës së përbashkët mes Selmanit dhe drejtuesve të Shkëndijës, për kushtet e largimit nga ekipi tetovar. Kështu Selmani detyrohet që të respektojë kontratën e tij që ka me ‘kuqezinjtë’, e cila skadon më 31 dhjetor të këtij viti. “Edhe pse mendova e gjithçka do të shkojë mirë, pasi u mora vesh me drejtuesit e Milsamit, të cilët më ofruan kushte të mira dhe vend në formacion, megjithatë ky transferim për momentin nuk do të realizohet. Nuk kam arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Shkëndijës dhe për këtë do të detyrohem të respektoj edhe këto katër muaj kontratë që kam. Unë jam rritur në Shkëndijë dhe gjithnjë kam dhënë maksimumin te kjo skuadër, kështu që do të vazhdoj të bëj të njëjtën deri në ditën e fundit të kontratës. Më pas do të shohim, nëse drejtuesit e Milsamit do të jenë të interesuar ende për mua, pasi që sigurisht ata ndërkohë do të kërkojnë të plotësojnë pozitën ku kanë nevojë me ndonjë futbollist tjetër”, konfirmoi Jasir Selmani, dështimin e transferimit të tij te ekipi moldav.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *