Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetëra polic për një pushkë gjuetie

Dhjetëra polic për një pushkë gjuetie

31 gusht-Qendra për parandalim të krimit të organizuar, njësia për tregëti të palejuar me armë dhe materie të rrezikshme në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka realizuar aksion në dy shtëpi në fshatin Pallaticë të Tetovës, me ç`rast është gjetur armë zjarri dhe municion

Nuk ka qenë aksion për kapje të kriminelëve apo grupe të armatosura që do të rrezikonin sovranitetin e këtij shteti, por aksion për një pushkë gjuetie, por kanë marrë pjesë me dhjetëra polic nga Shkupi e Tetova. Kështu ishte të enjten në mëngjes në shtëpinë e 52 vjecarit R. E nga fshati Pallaticë.Qendra për parandalim të krimit të organizuar, njësia për tregëti të palejuar me armë dhe materie të rrezikshme në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka realizuar aksion në dy shtëpi në fshatin Pallaticë të Tetovës, me ç`rast është gjetur armë zjarri dhe municion. Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë, bëri të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur një pushkë gjysëm automatike, 20 copë municion për pushkë gjuetie, 25 copë municion për pushkë të kalibrit të vogël, 26 copë municion për pistoletë të kalibrit 7, 62 mm, 12 copër municion për pushkë automatike të kalibrit 7, 62mm dhe dy korniza për municion të pushkës automatike. “Armët e gjetura dhe municioni, janë marrë dhe dorëzuar për hetim në MPB. Gjatë bisedës zyrtare, me personin R.E 52 vjeçar, pronar I shtëpisë ku është gjetur armatimi dhe municioni I njejti ka pranuar se armët dhe municioni janë të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit R.E, deri tek Gjykata Themelore e Tetivës do të inicohet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale “tregëti, përpunim, dhe mbajtje të palejuar me armë dhe materie të tjera të rrezikshme” njoftoi Ministria e Punëve të Brendëshme në Maqedoni. Aksioni policor në fshatin Pallaticë, është realizuar me pjesëmarrjen e një numri të madh të forcave policore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *