Home / Lajme / Maqedoni / Dhunuan barbarisht nusen e blerë në Maqedoni për 3.000 euro

Dhunuan barbarisht nusen e blerë në Maqedoni për 3.000 euro

17 gusht-Vajza ka mundur t’i shpëtojë dhunës, për të cilën pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin në dijeni. 13-vjeçarja ka rrëfyer në polici se ishte shitur nga familja e saj për 3.000 euro tek një tjetër familje po nga Maqedonia por me banim në Venecia për t’u martuar me djalin e tyre vetëm 17-vjeç.

Një 13-vjeçare nga Maqedonia e shitur për 3.000 euro si nusja e ardhshme e një familjeje po maqedonase, është dhunuar barbarisht nga vjehrra dhe bashkëshorti, pasi mbërriti në Itali. Dhunimet ndaj saj kanë qenë jo vetëm seksuale por arrinin deri tek torturat për djegin e trupit me fill elektrik, raporton noa.al.

Nëna (vjehrra e ardhshme) e ndihmonte djalin e saj të kryente detyrën e tij si “bashkëshort”, pasi donte të demonstronte se vajza ishte e virgjër. Vjehrra e ardhshme, 34-vjeçarja Jasar Nermin organizoi një festë ku ftoi të gjithë të afërmit, të cilëve djali duhet t’u tregonte çarçafin që dëshmonte se nusja e tij ishte e virgjër.

Vajza ka mundur t’i shpëtojë dhunës, për të cilën pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin në dijeni. 13-vjeçarja ka rrëfyer në polici se ishte shitur nga familja e saj për 3.000 euro tek një tjetër familje po nga Maqedonia por me banim në Venecia për t’u martuar me djalin e tyre vetëm 17-vjeç.

Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar djalin maqedonas dhe më pas ka lëshuar një urdhër ndalimi edhe për nënën e tij. Kjo e fundit ndërkohë ishte larguar nga shtëpia dhe qëndronte e fshehur në Napoli. Nëna dhe djali i saj akuzohen për dhunë seksuale ndaj të miturve si dhe për keqtrajtim.

kosova2013.com

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *