Home / Lajme / Maqedoni / Dimitriev: Ngritje e procedurës për përgjegjësi për personat e uniformuar në Sllupçan

Dimitriev: Ngritje e procedurës për përgjegjësi për personat e uniformuar në Sllupçan

29 gusht-Dje edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i Armatës, Gjorge Ivanov deklaroi se pret që kundër personave të cilët morën pjesë në ngjarjen në Sllupçan të ndërmerret përgjegjësi sepse saktë është e rregulluar se kush mund të mbajë uniformë dhe kur të mbahet uniforma.

Lidhur me ngjarjen në Sllupçan ka disa baza për ngritjen e procedurës për përgjegjësi disiplinore. Hapat e parë për ngritjen e procedurës ndaj këtyre personave janë ndërmarrë dhe personalisht pres që të dënohen në mënyrë adekuate, deklaroi për MIA-n zëvendësministri i Mbrojtjes, Emil Dimitriev.

“Shkelja e disiplinës së punës në cilëndo institucion nuk është e lejuar dhe është ndëshkuese. Kundërvajtja disiplinore në Armatë jo vetëm që nuk është e lejuar por paraqet shkelje të njërit nga parimet themelore të funksionimit të këtij institucioni. Nga kjo është e pritshme që, është e arsyeshme dhe me bazë ngritja e procedurës për përgjegjësi disiplinore për personat e uniformuar të ARM-së pa dallim të gradës dhe detyrës që e kanë. Neni 2 nga Ligji për shërbim në Armatë shumë saktësisht definon çka paraqet kryerje të shërbimit në Armatë dhe saktë i numëron të gjithë personat e uniformuar pa dallim se ku janë të punësuar, në Minsitri apo Armatë, do të thotë askush nuk lihet anash nga përgjegjësia që e mban uniforma. Mbi pesëmbëdhjetë nene të ligjit e rregullojnë përgjegjësinë disiplinore, dhe në rastin konkret nga ngjarja në Sllupçan ka disa baza për ngritje të përgjegjësisëm disiplinore. Hapat e parë për ngritje të përgjegjësisë ndaj këtyre personave janë ndërmarrë dhe personalisht pres që të dënohen në mënyrë adekuate”, thotë Dimitriev.

Dimitriev me mbështetje edhe për Ligjin për ish-forcat e sigurisë me qëndrim se ai i avancon të drejtat e të gjitha kategorive të personave civil dhe të uniformuar që e kryejnë shërbimin në Armatë.

Dje edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i Armatës, Gjorge Ivanov deklaroi se pret që kundër personave të cilët morën pjesë në ngjarjen në Sllupçan të ndërmerret përgjegjësi sepse saktë është e rregulluar se kush mund të mbajë uniformë dhe kur të mbahet uniforma.

Ai tha se ka dhënë urdhër që të zbatohet hetim dhe se Shtatmadhoria nga hetimi që ka pasur, ka konstatuar se Armata nuk ka marrë pjesë në ngjarjen në Sllupçan.

“Bëhet fjalë për persona nga Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht nga kabineti i minsitrit të cilët e kanë keqpërdorur uniformën e armatës dhe kanë shkaktuar dyshime se Armata ka marrë pjesë në atë akt. U ngritën të gjitha aktivitetet procedurale dhe pritet që kundër atyre personave të ndërmerret përgjegjësi sepse është e caktuar saktë me ligj se kush mund të mbajë uniformë dhe kur të mbahet uniforma. Nëse bëhet fjalë për shkelje të atyre dispozitave, Shtatmadhoria e ARM-së do të propozojë në Minsitri që për ata persona të ndërmerret përgjegjësi”, sqaroi presidenti Ivanov.

Ministria e Mbrojtjes: ‘Ushtarët përgjigjen para ministrit’

Shkup, 29 gusht 2012 – Nga Ministria e Mbrojtjes dje për ALSAT M thanë se procedura për përgjegjesi ndaj pjestarëve të ARM-së që morën pjesë në nderimet në Sllupcanë, nuk është ngritur ende.

“Ata janë pjesëtarë të ARM por me detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe i përgjigjen vetëm Ministrisë dhe ministrit të Mbrojtjes”, kanë deklaruar burime pranë këtij instituicioni për ALSAT M.

Pjestarët e ARM-së të cilët më 13 gusht morën pjesë në ceremoninë e nderimeve në Sllupcanë tek varrzezat e dëshmorëve të UÇK-së ishin pjesë e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes të kryesuar nga vetë ministri Fatmir Besimi. Të gjithë pjestarët e uniformuar atje ishin me urdhër të ministrit Besimi.

Ky akt i ministrit Besimi u bë mollë sherri në koalicionin qeveritar që rezultoi me iniciativën e VMRO DPMNE-së për miratimin e një ligji të posacëm për të drejtat e “branitellave” dhe ende rrezikon prishjen e koalicionit dhe qeverisë që nënkupton edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *