Home / Sport / Drita do ta sulmojë Teteksin

Drita do ta sulmojë Teteksin

“Fitorja ndaj Napredokut ishte e mirëseardhur, pasi të gjithë kishim nevojë për atë triumf të parë në elitën e futbollit vendor. Mendoj se ato tre pikë ishin rezultat i kualitetit tonë dhe lojës të diciplinuar. Tani na pret sfida me Teteksin, të cilën pretendojmë ta fitojmë”, deklaroi mesfushori me tipare sulmuese i Dritës, Betim Miftari, i cili ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në taborin e bogovinasve në duelin me Napredokun.

Fitorja e të dielës përballë Napredokut, ka ngitur atmosferën në rradhët e Dritës së Bogovinës, të cilët më në fund regjistruan triumfin e parë historic në Ligën e Parë të futbollit në vend. Tre pikët nga ai duel hyrën në konton e Dritës dhe tani gjithë vëmendja e bogovinasve është drejtuar kah sfida e javës së katërt me Teteksin, e cila do të zhvillohet të ejnten në Tetovë. Sipas asaj që mund të shihet në tabotin e Dritës, të gjithë futbollistët janë optimist për një tjetër rezultat pozitiv, kësaj rradhe në transfertën me rivalin lokal. “Fitorja ndaj Napredokut ishte e mirëseardhur, pasi të gjithë kishim nevojë për atë triumf të parë në elitën e futbollit vendor. Mendoj se ato tre pikë ishin rezultat i kualitetit tonë dhe lojës të diciplinuar. Tani na pret sfida me Teteksin, të cilën pretendojmë ta fitojmë”, deklaroi mesfushori me tipare sulmuese i Dritës, Betim Miftari, i cili ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në taborin e bogovinasve në duelin me Napredokun. Pikërisht Miftari ishte assistent në golin e parë të Tunevskit, në vazhdim zhvilloi lojë shumë të mirë, duke qenë rrezik permanent për kundërshtarin, ndërsa lojën e mirë e kurorëzoi me një gol të shkëlqyeshëm, kur vendosi rezultatin përfundimtar Drita 3, Napredoku 0. “Normal që jam i kënaqur me paraqitjen time, por më me rëndësi ka se si paraqitet ekipi në tërësi. Nëse Drita fiton, s’ka lidhje se kush luan, apo kush shënon. Por, përsëris se jam i kënaqur që besimin e trajnerit Beqiri e arsyetova me paraqitje të mirë, ndërsa goli i shënuar ishte si qershia mbi tortë”, komentoi Miftari lojën e tij të mirë kundër Napredokut, ndërsa premtoi se në të ardhmen do të vazhdojë të japë maksimumin në interes të ekipit. “Unë në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje jap më shumë se 100 % i mundësive të mia. Edhe në të ardhmen do të jetë kështu dhe shpresoj që trajneri të më japë më shumë hapsirë për të luajtur, ndërsa unë do t’ia kthej besimin me paraqitje të mira”, porositi Miftari, i cili në fund u kthye të flasë për sfidën e me Teteksin. “Ne shkojmë për fitore edhe pse e dijmë se do të jetë e vështirë. Teteksi ka humbur të tre takimet në start të kampionatit dhe sigurisht kundër neve do të tenojë që të ndërpresë serinë negative. Ne do të japim maksimumin që mos të ndodh kjo gjë tani, normal le të humb Teteksi edhe këtë sfidë dhe pastaj le të shpresojnë të përmirësojnë imazhin e tyre. Personalisht pres lojë të mirë dhe fitore në këtë duel”, përfundoi futbollisti i Dritës së Bogovinës, Betim Miftari. Përballja Teteksi-Drita zhvillohet të ejnten në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *