Home / Sport / Drita do të përmirësohet

Drita do të përmirësohet

“Në përgjithsi me lojën duhet të jem i kënaqur, pasi pash gjëra pozitive dhe realisht ky ishte maksimumi jonë në bazë të kushteve të kësaj përballeje dhe faktit që mbetëm shumë herët me dy futbollistë më pak. Mbetet problematike sjellja e disa futbollistëve, e cila na penalizoi shumë. Euforia dhe presioni për rezultat pozitiv ndoshta e bënë të veten dhe gjërat rrodhën ashtu si rrodhën”, komenton përballjen humbur me Bregallnicën, trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Kanë kaluar disa ditë pas debutimit të Dritës së Bogovinës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ku ekipi në start humbi në fushë të vet nga Bregallnica me rezultatin 1:0. Drita filloi mirë takimin, u kanos disa herë, për fat të keq pranoi gol nga një kundërsulm, mirëpo duket se përfundimisht përballja u humb nga kartonat e kuq të marë në mënyrë naive nga ana e Nafiut dhe Aliut. “Në përgjithsi me lojën duhet të jem i kënaqur, pasi pash gjëra pozitive dhe realisht ky ishte maksimumi jonë në bazë të kushteve të kësaj përballeje dhe faktit që mbetëm shumë herët me dy futbollistë më pak. Mbetet problematike sjellja e disa futbollistëve, e cila na penalizoi shumë. Euforia dhe presioni për rezultat pozitiv ndoshta e bënë të veten dhe gjërat rrodhën ashtu si rrodhën”, komenton përballjen humbur me Bregallnicën, trajneri i Dritës, Jeton Beqiri, duke shtuar se për dy futbollistët e ndëshkuar, Blerton Nafiun dhe Amir Aliun janë marë masa disiplinore. “Ndaj dy futbolliëstëve vec më janë marrë masa disiplinore, mirëpo kemi vendosur që kjo të mbetet punë interne në skuadër. Normal që ata penalizuan skuadrën dhe nuk mund të kalojmë pa marë masa. Njëkohësisht kemi paralajmëruar të gjithë futbollistët se në të ardhmen nuk do të tolerohen sjellje të këtilla”, tha Beqiri. “Futbollistët duhet të kuptojnë se një ndeshje nuk është histori prej 30 minutave, por luhet 90-të minuta, pa marrë parasysh rrjedhës së saj. Këtu ndikon edhe mungesa e përvojës dhe për këtë duhet të punojmë në të ardhmen. Normal ne do vazhdojmë përpara me punë serioze, të eliminojmë gabimet që u shfaqën në lojën tonë dhe në të ardhmen të kërkojmë rezultate pozitive. Besoj në ekipin tonë dhe shpresoj që të adaptohemi sa më shpejtë me kategorinë e parë”, sqaroi Beqiri, i cili gjatë javës ka përgatitur ekipin për sfidën e rradhës, të shtunën me Rabotnickin në Shkup. “Kundërshtar i fortë, me përvojë të madhe në Ligën e Parë. Ata janë favorit dhe për këtë arsye ne do të ishim të kënaqur edhe me barazim. Normal do luajmë në cdo ndeshje për fitore, mirëpo barazimi në këtë sfidë do të ishte për ne rezultat i favorshëm dhe i njëjti do të ndihmonte për të kthyer atmosferën pozitive në ekip dhe për të kompensuar humbjen nga Bregallnicëa”, tregon Beqiri, që nuk len pa falemenderuar pubikun për ambinetin që krijoi në sfidën e të dielës në Bogovinë. “Falemenderim i madh për publikun për ambientin e krijuar dhe për mbështetjen që na dhanë. Normal që futbollistët duhet të jenë të kujdesshëm për atë që bëjnë, të dhurojnë futboll cilësor për të kënaqur shikuesit, e jo me sjellje të pahijshme të largojmë të njëjtët nga tribunat. Shpresoj se ne do të kemi mbështetjen e publikut edhe në vazhdim të kampionatit dhe së bashku të festojmë sa më shumë rezultate pozitive”, përfundoi shefi i stafit teknik të Dritës, Jeton Beqiri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *