Home / Sport / Drita paralajmëron start të suksesshëm

Drita paralajmëron start të suksesshëm

“Mendoj se jemi të gatshëm për të nisur këtë aventurë të re në Ligën e Parë. Jemi të lumtur që jemi këtu, por edhe të uritur për suksese të reja. Krenaria që arritëm të ngjitemi në elitë në jep shtytje që këtij fshati dhe kësaj kryesie të përkushtuar t’i japim arsye për suksese të reja, kësaj rradhe në Ligën e Parë”, shprehet njëri prej futbollistëve të rrinjë dhe kualitativ, Betim Miftari.

Dita e dielë pritet të jetë festë futbolli për fshatin Bogovinë të Tetovës, pasi që KF Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë historike në Ligën e Parë, kur do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. Euforia pas inkuadrimin në elitë është lënë pas, pasi që bogovinasit kanë tejkaluar një verë të mundimshme dhe me shumë aktivitete. Së pari, me të përfunduar sezoni i kaluar, kryesia nisi punët rreth stadiumit, të cilin ka arritur ta përshtat për ndeshje të Ligës së Parë dhe tani pritet vetëm ‘drita jeshile’ nga organet kompetente të FFM-së. Sot, stadiumi i Dritës në fshatin Bogovinë ka një pamje krejtësisht tjetër. Me tribunë perendimore të renovuar dhe gjërësuar në tërësi dhe në të cilën janë montuar rreth 1000 ulëse për tifozët. Në pjesën qendrore ka një pjesë të vogël të mbuluar për mysafirë, ndërsa është afër përfundimit ndërtimi i tribnunës veriore, e cila do të përbëhet nga tre-katër rrathë. Zhveshtoret janë renovuar, bankat për futbollistë rezervë gjithashtu, ndërsa është rregullar vend i posaçëm për gazetarë dhe kameramanë. Në anën tjetër, në aspektin sportiv, kryesia ka qenë e angazhuar maksimalisht në sjelljen e përforcimeve për kompletimin e skuadrës për paraqitje sa më të denjë në elitë. Kështu bogovinasit kanë angazhuar 9 futbollistë cilësorë me përvojë elitare, edhe atë: Ardian Nuhiu, Mensur Idrizi, Minas Osmani, Petar Basnarkov, Goran Stankovski, Ace Kërstevski, Vladimir Tunevski, Aleksandër Donev dhe Iliknur Xhaferi. Këta emra dhe futbollistët tjerë aktual që në fakt edhe ngjitën ekipi në Ligën e Parë, pritet që të jenë një kombinim i mirë për paraqitje kualitative në edicionin e ri të futbollit në vend. “Mendoj se jemi të gatshëm për të nisur këtë aventurë të re në Ligën e Parë. Jemi të lumtur që jemi këtu, por edhe të uritur për suksese të reja. Krenaria që arritëm të ngjitemi në elitë në jep shtytje që këtij fshati dhe kësaj kryesie të përkushtuar t’i japim arsye për suksese të reja, kësaj rradhe në Ligën e Parë”, shprehet njëri prej futbollistëve të rrinjë dhe kualitativ, Betim Miftari, i cili ishte ndër pikat kyçe të skuadrës së Dritës në arritjen e suksesit historik. “Shohim se kryesia përveç përforcimeve që ka sjellë në skuadër, ka punuar shumë edhe në përshtatjen e stadiumit për rangun më të lartë të garave. Këta tribuna duhet të mbushen dhe ne presim mbështetje të madhe që në ndeshjen e parë kundër Bregallnicës. Jemi të kënaqur që do të kemi mundësinë të debutojmë para publikut tonë dhe shpresojmë që të nisim me këmbë të mbarë dhe me tre pikë nga ky duel. Unë besoj në ekipin tonë, jemi përforcuar me futbollistë shumë cilësorë, emra të mëdhenj në futbollin e Maqedonisë dhe së bashku me ne tjerët që jemi në skuadër prej më parë, Dritën do ta ecim para. Për momentin me rëndësi është që të fitojmë duelin e parë me Bregallnicës, pasi çdo fillim i mirë të jep shtytje të vazhdosh me suksese. Prandaj ftoj të gjithë dashamirët e futbollit që të vijnë të dielën në numër sa më të madh dhe së bashku të nisim me sukses këtë faqe të re të historisë së Dritës”, përfundoi Miftari. Përballja Drita-Bregallnica zhvillohet të dielën në stadiumin e fshtait Bogovinë, me fillim në orën 17:00.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *