Home / Sport / Dritat mbajnë peng kombëtaren shqiptare

Dritat mbajnë peng kombëtaren shqiptare

Ndeshja miqësore e futbollit mes Shqipërisë dhe Moldavisë mund të ndryshojë orar, ose krejtësisht stadium, për shkak të problemeve mes FSHF dhe CEZ për furnizimin me energji elektrike të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

CEZ ka vendosur që të ndërpresë furnizimin me energji elektrike të impiantit kryeqytetas, i cili tashmë po kalon në administrimin e shoqatës “Kuqezi” të themeluar nga FSHF. SH. A. Qendra Sportive, që e ka patur në administrim këtë impiant, ka krijuar një borxh prej 700 mijë lekësh, bashkë me kamatën e pa paguar prej rreth një viti, e si rrjedhojë, ka ardhur dhe vendimi i CEZ që rrezikon seriozisht zhvillimin e ndeshjes të së mërkurës.

Në një situatë të tillë, FSHF ka kërkuare dhe ndihmën e trajnerit De Biasi, duke kthyer konferencën për shtyp të këtij të fundit në një apel para mediave për zgjidhjen e kësaj situate që ka marrë një kthesë të paparashikuar. Vetë trajneri italian u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë në dorë zgjidhjen e kësaj situate, të bëjnë hapa para për ta zgjidhur atë sa më shpejt dhe të mos rrezikohet imazhi i Shqipërisë dhe kombëtares së futbollit.

Ndërkohë, CEZ ka bërë të ditur se ka ofruar edhe kushte lehtësuese për shlyerjen e këtij borxhi, po nuk ka marrë përgjigje nga SH. A. Qendra Sportive. Kompania që menaxhon shpërndarjen e energjisë elektrike në vendin tonë ka bërë të qartë se nuk do të bëjë përjashtime për kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi nuk do të krijojë precedent dhe të veprojë me standarde të dyfishta për subjektivizëm.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *