Home / Sport / Dudek: Ja fjalët e Murinjos pas “manita”

Dudek: Ja fjalët e Murinjos pas “manita”

Dudek tregon se në dhomat e zhveshjes, portugezi ka qenë një psikolog i vërtetë me këshillat e tij ndaj lojtarëve, ku një pjesë po qante, ndërsa kishte të tjerë që po ziheshin të inatosur.

Jerzi Dudek ka qenë thjesht një lojtar stoli te Real Madrid, duke luajtur rolin e zëvendësuesit të Iker Kazijas për disa vite radhazi. Portieri polak që u bë i famshëm me pritjet e penalltive në finalen e Ligës së Kampioneve të Liverpulit kundër Milan, tani ka vendosur të publikojë kujtimet e tij në librin “Nën trysni”, duke përmendur edhe pjesë të jetës në dhomat e zhveshjeve të madrilenëve.

Ai ka zbuluar se një nga episodet më të veçantë ka qenë kur Real Madrid u mund 5-0 nga Barcelona, në një ndeshje ku dukej se Zhoze Murinjo nuk kishte asnjë përgjigje përballë skuadrës së Pep Guardiolës. Dudek tregon se në dhomat e zhveshjes, portugezi ka qenë një psikolog i vërtetë me këshillat e tij ndaj lojtarëve, ku një pjesë po qante, ndërsa kishte të tjerë që po ziheshin të inatosur.

“E di që kjo ju dhemb. Ndoshta për shumë prej jush kjo është humbja më e keqe në karrierë. Ata janë të lumtur tani dhe duket sikur kanë fituar titullin, por në fakt kanë fituar vetëm një ndeshje. Ky është vetëm fillimi. Ka ende rrugë deri te titulli kampion”, ishin fjalët që Murinjo u ka thënë lojtarëve të dëshpëruar në dhomat e zhveshjeve.

“Nesër keni ditën pushim, por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Dilni jashtë me familjet apo me shokët, bëni xhiro në qytet. Duhet që njerëzit të shohin që mund ta kaloni këtë disfatë. Ndoshta njerëzit flasin për rëndësinë e kësaj disfate, por mos u fshihni, duhet të tregoni burrëri. Pas kësaj humbje, duhet të luftojmë për titull”, kanë qenë fjalët e Murinjos pas asaj ndeshje.

Sipas Dudek, kanë qenë pikërisht këto fjalë të Murinjos që kanë qetësuar skuadrën e cila luftoi për titullin në Spanjë deri në javët e fundit, ndërsa arriti t’i rrëmbente Barçës së pandalshme Kupën e Spanjës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *