Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Radishan

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Radishan

6 gusht-Siç kumtoi MPB-ja, në aksidentin që ka ndodhur në orën 21,25 në rr. “Radishanska” në vendin e fatkeqësisë ka vdekur shoferi i “mercedesit” Borçe P. (34) nga Shkupi, ndërsa bashkëudhëtarja e tij Ruzhica P. (31), gjithashtu nga Shkupi, ka vdekur më vonë në Qendrën urgjente në Shkup.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar nga të cilët njëri më shumë, në një aksident trafiku mes një veture “mercedes” dhe një autobusi të NP Shkup, që ka ndodhur mbrëmë në Radishan.

Siç kumtoi MPB-ja, në aksidentin që ka ndodhur në orën 21,25 në rr. “Radishanska” në vendin e fatkeqësisë ka vdekur shoferi i “mercedesit” Borçe P. (34) nga Shkupi, ndërsa bashkëudhëtarja e tij Ruzhica P. (31), gjithashtu nga Shkupi, ka vdekur më vonë në Qendrën urgjente në Shkup.

Lëndime të rënda trupore ka marrë udhëtari i autobusit P.S. (51), ndërsa janë lënduar edhe shoferi u autobusit, 49-vjeçari A.V. dhe udhëtarja S.T. (44), të gjithë nga Shkupi, të cilët janë dërguar në Spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *