Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur në aksident, i përfshirë kamioni nga Tetova

Dy të vdekur në aksident, i përfshirë kamioni nga Tetova

14 gusht-Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se një kamion me targa të Tetovës TE 644, me drejtues shtetasin e Maqedonisë Jasim Avdyli nga Tetova, u përplas me një autoveturë tip “Golf” me targa të huaja FRTG 809 me drejtues shtetasin shqiptar Qemal Zhguni 55 vjeç, në mjetin e të cilit udhëtonte edhe shtetasi Bardhyl Lunguni 55 vjeç.

Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur dje pasdite në rrugën kombëtare që lidh Elbasanin dhe Peqinin në Shqipëri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se një kamion me targa të Tetovës TE 644, me drejtues shtetasin e Maqedonisë Jasim Avdyli nga Tetova, u përplas me një autoveturë tip “Golf” me targa të huaja FRTG 809 me drejtues shtetasin shqiptar Qemal Zhguni 55 vjeç, në mjetin e të cilit udhëtonte edhe shtetasi Bardhyl Lunguni 55 vjeç.

Drejtuesi i autoveturës me targa të huaja dhe pasagjeri që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjence ne spitalin e Elbasanit, ku kanë humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkaq policia po heton shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë shkelur rregullat e qarkullimit në rrugë, si dhe kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Konfirmohet se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariatin e Peqinit, për të dhënë shpjegime për rrethanat e këtij aksidenti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *