Home / Lajme / Maqedoni / E vërteta për Hasan Prishtinën!

E vërteta për Hasan Prishtinën!

14 gusht- Por për datën e vrasjes nuk pajtohet historiani Arben Llalla i cili këtë mendim e mbështet në bazë të gazetës greke të asaj kohe MAQEDONIA E RE, dhe thotë se Hasan Prishtina u qëllua më 13 gusht dhe jo 14. Sipas historianit Arben Llalla, Hasan Prishtina ishte pronar i një shtëpie-pallat në qytetin e Selanikut e cila sot është pronë shtetërore dhe përdoret si shkollë bamirësie për të verbrit

Sipas shumë studiuesve të figurës së Hasan Prishtinës shkruajnë se më 14 gusht 1933 në qytetin e Selanikut u qëllua për vdekje ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Prishtina nga Ibrahim Çelo. Por për datën e vrasjes nuk pajtohet historiani Arben Llalla i cili këtë mendim e mbështet në bazë të gazetës greke të asaj kohe MAQEDONIA E RE, dhe thotë se Hasan Prishtina u qëllua më 13 gusht dhe jo 14. Sipas historianit Arben Llalla, Hasan Prishtina ishte pronar i një shtëpie-pallat në qytetin e Selanikut e cila sot është pronë shtetërore dhe përdoret si shkollë bamirësie për të verbrit.Pas shumë vitesh kërkimesh nëpër arkivat greke Llalla ka sjellë edhe një fotografi të rrallë ku vërehet Hasan Prishtina i vdekur në morgun e Selanikut, gjithashtu edhe fotografinë e vrasësit nga Manastiri Ibrahim Çelo. Sipas shtypit grek Hasan Prishtina u vra me urdhër të Ahmet Zogut. Historiani Arben Llalla ka mundur të fotografojë edhe godinën në Selanik ku pretendohet se është pronë e atdhetarit të shquar shqiptar Hasan Prishtinës. Sipas historianin Llalla shteti shqiptar duhet të bëj përpjekje për marrjen e kësaj godine pasi Hasan Prishtina ishte shtetas i Shqipërisë, ose më e paktë për te vendosur një pllakatë përkujtimore në këtë ndërtesë. Për fat të keq nga shumë studiues dhe historian që janë marrë me figurën e Hasan Prishtinës anashkalohet data e vrasjes së tij dhe shtëpia që ndodhet në qytetin e Selanikut.
Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaro-maqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *