Home / Lajme / Maqedoni / Edhe nesër do të mbizotërojë mot i nxehtë, disa pjesë të Maqedonisë në fazë të portokalltë

Edhe nesër do të mbizotërojë mot i nxehtë, disa pjesë të Maqedonisë në fazë të portokalltë

7 gusht-Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale si dhe të shërbimeve profesionale për zvogëlim të rreziqeve nga temperaturat e larta mbeten të vazhdojnë deri të enjten, kur pritet ulje e temperaturave të larta.

Moti i nxehtë në Maqedoni, sipas informatave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, vazhdon edhe nesër. Pritet që pjesa veriore e vendit të kaplohet me temperatura të cilat e definojnë fazën e verdhë e ato janë Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Berova dhe Dellçeva, përderisa në pjesën jugore të shtetit, gjegjësisht në Ohër, Strugë, Manastir, Prilep, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Kavadar, Radovish dhe Demir Kapi priten temperatura të cilat e definojnë fazën e portokalltë, gjegjësisht fazën e valës së nxehtë.

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale si dhe të shërbimeve profesionale për zvogëlim të rreziqeve nga temperaturat e larta mbeten të vazhdojnë deri të enjten, kur pritet ulje e temperaturave të larta.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se të gjitha institucionet shëndetësore janë të përgatitura me numër të mjaftueshëm të kapaciteteve dhe terapi medikamentoze me efekte të dëmshme për shëndetin nga temperaturat e larta. Sipas nevojës dhe në bazë ditore, Komisioni do të propozojë masa dhe aktivitete për minimizim të këtyre rreziqeve, posaçërisht për kategorinë më të rrezikuar të qytetarëve në ditët të cilat vijojnë.

Qytetarë e Shkupit, siç ceket, kanë mundësi të marrin këshillë profesionale lidhur me respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga temperaturat e larta dhe informatave me karakter parandalues në pikat mobile edukativo-shëndetësore, të vendosura nga Ministria dhe Shtëpia Shëndetësore-Shkup. Në territorin e Qytetit të Shkupit janë vendosur tre pika mobile, prej të cilave një ndodhet në rrugën për këmbësorë afër lumit Vardar dhe nga dy pika mobile janë të sistemuara në të gjitha komunat e Shkupit. Aksioni do të zgjasë deri më 15 gusht me ç’rast çdo ditë, në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 22:00 qytetarët kanë mundësi të masin tensionin e gjakut dhe të marrin këshillë shëndetësore nga personat mjekësorë në këto pika.

Informata për valët e ngrohta në kontunuitet shpërndahen në faqen e internetit http://www.toplotnibranovi.mk/.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *