Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Nevzat Halili përkrah BDI-në

Edhe Nevzat Halili përkrah BDI-në

Gjatë një pres konference me gazetarë të dielën në Tetovë, kreu i Republikës së Iliridës Nevzat Halili deklaroi se e mbështet kërkesën e BDI-së që propozim ligji i VMRO- DPMNE-së për forcat e sigurisë të përfshijë doemos edhe dëshmorët, familjarët dhe veteranët e UÇK

Kryetari i Republikës së Iliridës, Nevzat Halili, mbështet insistimin Bashkimit Demokratik për Integrim që në Ligjin e për forcat e sigurisë të përfshihen edhe ish ushtarët e UÇKsë. Gjatë një pres konference me gazetarë të dielën në Tetovë, kreu i Republikës së Iliridës Nevzat Halili deklaroi se e mbështet kërkesën e BDI-së që propozim ligji i VMRO- DPMNE-së për forcat e sigurisë të përfshijë doemos edhe dëshmorët, familjarët dhe veteranët e UÇK.

“Mbështesim edhe përkrahjen që i japin BDI-së partitë shqiptare opozitare PDSH dhe RDK. Ne qëndrojmë fuqishëm me vendimin e BDI-së dhe homazheve të ministrit Fatmir Besimi, që i bëri në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Me këtë rast përshëndesim qëndrimin korrekt të ambasadës së SHBA-së në Shkup, lidhur me homazhet në fshatin Sllupçan dhe jemi të befasuar për keq lidhur me reagimet e partive maqedonase dhe krerëve më të lartë të shtetit si të Presidentit, Kryeministrit dhe partitë e vogla politike”, ka deklaruar Halili.

Ai më tej shtoi se të gjithë institucionet e Republikës së Iliridës qëndrojnë pas kërkesave që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të familjeve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së. Poashtu, tha ai, Ilirida është e gatshme të mbështes dhe të bashkë-organizojë me Institutin për Trashëgimi Kulturore manifestimet që kanë të bëjnë me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptarë. Në pres konferencë ka qenë edhe kryetari i SHVLUÇK- së “Kalaja” Izair Samiu, i cili tha mbështet qëndrimet e fundit të subjekteve shqiptare që të gjendet zgjidhje për statusin e ish pjesëmarrësve shqiptarë në konfliktin e vitit 2001 nën uniformën e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *