Home / Lajme / Maqedoni / EKSKLUZIVE:Arbër Xhaferi në gjendje të rëndë shëndetësore

EKSKLUZIVE:Arbër Xhaferi në gjendje të rëndë shëndetësore

9 gusht-Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij ndersa akoma gjendeja shendetesore e tij eshte në rrezik për jetë shkaku i një gjakderdhjeje ne tru.

Ish kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetarë I kuvendit të përgjithshëm Arbër Xhaferi ndodhet në gjendje kome pas një gjakderdhje në tru,mënjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë.

Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij ndersa akoma gjendeja shendetesore e tij eshte në rrezik për jetë shkaku i një gjakderdhjeje ne tru.

Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merej me shkrime autoriale.

Për 12 vjet me radhë Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur edhe në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij Menduh Thaçi.
Arbën Xhaferi ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje.

Ka vazhduar studimet në degën e filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses.

Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arbën Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie post te cilin e mban deri ne vitin 2007. Tash aktualisht ehste kryetar I kuvendit te pergjithshem te PDSH-se.

(TV KOHA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *