Home / Sport / “El Clasico”, gafa e Valdes mban në lojë Realin

“El Clasico”, gafa e Valdes mban në lojë Realin

Barcelona ka arritur të fitojë sfidën e parë të Superkupës së Spanjës përballe Real Madrid me rezultatin 3-2, por duke ditur se ka humbur një mundësi të artë për të hipotekuar fitoren e trofeut që në ndeshjen e parë.

Reali ishte shumë pranë kapitullimit me një rezultat të thellë, por në ndihmë u ka ardhur portieri i katalanasve, Viktor Valdes, i cili me gafën që bëri i dha mundësinë Di Marias të shënonte golin e rezultatit 3-2.
Në një ndeshje mjaft të mirë, gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, ku fillimisht kanë qenë madrilenët që kanë kaluar në avantazh në “Kamp Nou” me anë të Kristiano Ronaldo.
Por gëzimi i miqve ka zgjatur vetëm 2 minuta, aq sa i është dashur Pedro të shfaqet para Kazijas dhe ta ndëshkojë atë me një gjuajtje të pakapshme.
Në minutën e 70-të, Mesi ka arritur të transformojë saktësisht një 11 metërsh për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në minutën e 78-të, Ksavi çoi rezultatin në 3-1 për ekipin vendas.

Ndeshja dukej e mbaruar, por jo për Di Marian, i cili shfrytëzon një gafë të jashtëzakonshme të portierit Viktor Valdes për të çuar topin në rrjetë dhe për shkurtuar rezultatin përfundimtar të kësaj sfide të parë në 3-2.
Ky rezultat komplikon disi situatën e Barcelonës, pasi në “Santiago Bernabeu”, pas një jave, madrilenëve do t’u mjaftojë vetëm një gol për të siguruar trofeun.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *