Home / Sport / Erikson këshillon Xherard: Ik nga Liverpuli!

Erikson këshillon Xherard: Ik nga Liverpuli!

Sven Goran Erikson ka këshilluar Stiven Xherard që të braktisë Liverpulin, nëse dëshiron që të fitojë ndonjëherë në karrierën e tij titullin kampion në Angli. Ish-trajneri i Anglisë është i bindur se kapiteni i të kuqve nuk do të bëjë kurrë realitet ëndrrën e tij me skuadrën aktuale.

“Do të dëshiroja shumë që një person pozitiv si Stiven të fitonte kampionatin anglez. Por atij i nevojitet të ndryshojë skuadër nëse dëshiron ta fitojë këtë trofe që e ëndërron prej kohësh”.

“Stiven Xherard është Z. Liverpul dhe ai ka fituar Ligën e Kampioneve, Kupën FA, Superkupën dhe Kupën e Ligës me këtë ekip. Por pyetja është a do të mund të fitojë ai ndonjëherë titullin në Angli? Siç janë aktualisht gjërat, përgjigja është jo. Shumë gjëra duhet të ndryshojnë që kjo të ndodhë. Pronarët duhet të fillojnë të hedhin para për të blerë lojtarët e duhur. Kur unë shoh skuadrën, shoh vetëm 3 futbollistë të klasit botëror: Xherard, Pepe Reina dhe Luis Suarez”, u shpreh trajneri suedez.

32 vjeçari Xherard ka nënshkruar një zgjatje kontratë për klubin që do i mundësojë atij të mbyllë karrierën te Liverpuli dhe më pas të bëhet ambasador i tij në botë. Por pavarësisht premtimeve që i janë bërë, skuadra është që tani larg objektivave, pasi ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para të kampionatit”.

“Unë dhe babai ime kemi qenë tifozë të Liverpulit që në vitet ’80. Por Liverpuli që shohim sot është shumë larg niveleve të larta. Një skuadër e tillë thjesht nuk mund të humbë 3-0 përball Uest Bromuiç, kjo është e papranueshme për tifozët”, përfundoi Erikson.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *