Home / Sport / Ethnikos kërkon Sali?

Ethnikos kërkon Sali?

Është ekipi qipriot Ethnikos Achna që shfaq interes për të angazhuar sulmuesin Sali. Interesimi vjen pasi që trajneri i Etnikosit ka mësuar për largimin e Sali-t nga Dacia dhe përmes ish-portierit të Shkëndijës Marko Jovanovski, i cili tani është pjesë e Etnikosit, ka kërkuar të bjerë në kontakt me sulmuesin.

Duket se Ersen Sali s’ka të ndalur. Pasi ditë më parë vendosi të rrikthehet nga Moldavia ku u nda i pakënaqur me skuadrën e Daçias, sulmuesi shkupjan është afër një transferimi tjetër jashta vendit. Kur dukej se prej disa ofertave nga skuadra vendase, një ekip kishte avansuar në garën për ish-sulmuesin e Shkëndijës, në moment të fundit në kombinim hyn ofertë nga jashtë. Është ekipi qipriot Ethnikos Achna që shfaq interes për të angazhuar sulmuesin Sali. Interesimi vjen pasi që trajneri i Ethnikosit ka mësuar për largimin e Sali-t nga Dacia dhe përmes ish-portierit të Shkëndijës Marko Jovanovski, i cili tani është pjesë e Ethnikosit, ka kërkuar të bjerë në kontakt me sulmuesin. Kontaktet e para pritet të realizohen këto ditë, ndërsa më pas do të qartësohet situata rreth të ardhmes së Ersen Sali-t, i cili si duket këtë verë do të jetë shumë aktiv. Në rast të dështimit të transferimit në Qipro, Sali me shumë gjasa do të bashkohet me Metalurgun e Shkupit, të cilët kanë dalë me ofertë shumë të favorshme për ish-futbollistin e Shkëndijës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *