Home / Sport / Europa League, Inter e Liverpul nisin sezonin me fitore

Europa League, Inter e Liverpul nisin sezonin me fitore

Inter dhe Liverpul kanë nisur me fitore rrugën e tyre në Europa League, ndërsa një tjetër emër i madh i futbollit evropian, Olimpik Marseja, arriti vetëm barazim 1-1 në ndeshjen e parë përballë Eskisehirspor në Turqi.

Skuadra italiane fitoi lehtësisht 3-0 përballë kroatëve të Hajduk Split në fushën e këtyre të fundit. Gjithçka nisi me një gol spektakolar të Uesli Shnajer në minutën e 18-të, kur holandezi shtriu gjithë mbrojtjen dhe portierin kundërshtar për të dërguar topin në rrjetë. Nagatomo dyfishoi rezultatin para përfundimit të pjesës së dytë ndërsa Kutinjo shënoi një gol mjaft të bukur pas pushimit për të vulosur rezultatin 3-0.
Stjuart Dauning ishte heroi i Liverpulit, pasi goli i tij vulosi suksesin 1-0 të të kuqve në fushën e bjellorusëve të Gomel. Kjo ishte fitorja e parë në një ndeshje zyrtare e Brendan Roxhers si trajner i Liverpulit.
Në rezultatet e tjera, bie në sy edhe suksesi 3-1 i Atletik Bilbaos, finalist i sezonit të kaluar, përballë Slaven Koprivnica.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *