Home / Sport / Europa League, pa surpriza në ndeshjet e para

Europa League, pa surpriza në ndeshjet e para

Ndeshjet e para të turit të play-off në Europa League nuk kanë dhuruar surpriza të mëdha pasi thuajse të gjitha ekipet kryesore kanë arritur të fitojnë në ndeshjet e tyre.

Dy italianet, Inter dhe Lacio, kanë fituar qetësisht 2-0 në takimet respektive. Për zikaltërit, rrugën e rrjetës e kanë gjetur argjentinasit Kambiaso dhe Palacio, ndërsa te Lacio, golat janë shënuar nga Hernanes dhe Klose.
Edhe skuadrat spanjolle duket se kanë hedhur një haptë sigurt drejt kualifikimit të mëtejshëm, ku bie në sy fitorja e thellë e finalistëve të edicionit të kaluar, Atletik Bilbaos, që ka mundur me rezultatin e thellë 6-0 finlandezët e HJK.
Liverpuli ka patur më shumë vështirësi dhe ka dale me një fitore minimale 1-0 nga fusha e skocezëve të Hearts, të cilët kanë bërë rezistencë të fortë ndaj skuadrës së Brendan Roxhers dhe janë dënuar vetëm nga një autogol i Uebster në pjesën e dytë të ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *