Home / Sport / Falkao masakron përsëri Bilbaon

Falkao masakron përsëri Bilbaon

Dështon hakmarrja e Atletik Bilbao ndaj Atletiko Madrid, në takimin mes dy skuadrave të vlefshëm për javën e dytë të kampionatit spanjoll. Përsëritja e finales së Europa League të sezonit të kaluar është mbyllur me një tjetër fitore të madrilenëve, këtë radhë 4-0.

Radamel Falkao ka qenë përsëri protagonisti absolut i këtij takimi duke shënuar 3 herë në portën kundërshtare, për të vërtetuar se në kampionatin spanjoll ekziston një tjetër golashënues i pandalshëm përveç Mesit e Kristiano Ronaldos. Kolumbiani ka shënuar në minutat 20, 42 dhe 58, për të mbyllur praktikisht i vetëm takimin, ndërsa Tiago, i aktivizuar si zëvendësues në minutat e fundit, arriti të shënonte golin e katërt për të mbyllur ndeshjen.

Kjo fitore çon Atletiko Madrid në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve të para, ndërsa aktualisht, Atletiko Bilbao gjendet në vendin e fundit në renditje pasi në dy ndeshje ka dy humbje si dhe ka pësuar 9 gola.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *